Lajme

Salliu: 15-veçari u ther pas zënkës në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 16 May 2023

Një përleshje mes të rinjsh në Gramsh të Shqipërisë përfundoi me therjen për vdekje të një 15-vjeçari.

Gazetari nga atje, Fatos Salliu, për emisionin Info Magazine në Klan Kosova raporton se po ashtu një i afërm i viktimës, po ashtu 15-vjeç është i plagosur dhe ndodhet në spital.

“Sherri mes adoleshentësh ka ndodhur në afërsi të një shkolle dhe duket se zanafilla ishte në rrjete sociale, pra ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje e sherri në rrjete sociale”.

-Advertisement-

Salliu shtoi se megjithëse adoleshentet janë përpjekur t’i fshihen policisë, ata janë kapur pas disa minutash dhe katër prej tyre tashmë ndodhen në komisariat dhe janë duke u marr në pyetje nga prokurori i çështjes, në prani të psikologëve dhe prindërve të tyre”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera