Lajme

Borrell: S’ka BE të sigurt pa një Ballkan Perëndimor të fortë dhe paqësor

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 16 May 2023

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se Rajoni i Ballkanit Perëndimor në tërësi ka për detyrë të luftojë kundër dhunës, kundër trafikantëve, kundër trafikimit, për të parandaluar që ata të kontaminojnë të gjithë kontinentin.

Borrell këto komente i bëri gjatë takimit të nivelit të lartë mbi zbatimin e veprimeve specifike për Evropën Juglindore të planit të veprimit të BE-së për trafikimin e armëve të zjarrit 2020-2025, duke përfshirë zbatimin e udhërrëfyesit rajonal për kontrollin gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta (SALË) në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, që prej 20 vitesh, Bashkimi Evropian ka investuar rreth 38 milionë euro në aktivitetet e kontrollit të armëve në rajonin tonë.

-Advertisement-

“Nuk do të ketë një Bashkim Evropian të sigurt, pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të fortë dhe paqësor. Dhe kjo është arsyeja pse që nga viti 2002, që prej 20 vitesh, Bashkimi Evropian ka investuar rreth 38 milionë euro në aktivitetet e Kontrollit të Armëve në rajon”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera