Vjehrri ngacmon seksualisht nusen në Pejë, e puth dhe e prek me zor në pjesët intime
Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 16 May 2023
Gratë në Kosovë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Këto raste janë rritur me të madhe, duke u cenuar kështu siguria e tyre. Të tilla ngjarje bëhen edhe më të rënda kur ndodhin brenda familjes.
Një rast i tillë dhe i tmerrshëm ka ndodhur së fundmi, në një familje në fshatin Treboviq të Pejës, ku një burrë 63-vjeçar dyshohet se nga ngacmuar seksualisht nusen e djalit.
Burimet të Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima është një 21-vjeçare, e cila është tronditur me veprimet e vjehrrit të saj, i cili përveç që e ngacmoi seksualisht, edhe e ka mbyllur në dhomë, që t’ia pamundësojë denoncimin e rastit.
Gjithçka dyshohet se ka ndodhur më 11 maj, kur i dyshuari A.K., (emër i njohur për redaksinë) derisa ishin në shtëpinë e tyre, i ka shkuar gruas së djalit në dhomë dhe e ka puthur e prekur me zor në pjesët intime.
Kjo situatë e ka tmerruar viktimën, e cila ka arritur që të shpëtojë nga babai i burrit, të cilin e ka larguar dhe e ka njoftuar menjëherë bashkëshortin, duke ia shpjeguar se si kishte ndodhur rasti.
Sinjali mëson se pasi i dyshuari e mori vesh se i biri e ka kuptuar se ia ka ngacmuar gruan, i ka mbyllur të dy në dhomë me çelës, deri më dje, kur arritën të largohen dhe ta njoftojnë Policinë për rastin.
Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit dhe inicimin e rastit ndaj tij, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja të rastit.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




























