PSD: Bislimi po bën drama, ende nuk e ka të qartë punën e Asociacionit
Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 15 May 2023
Bardh Ahmeti nga PSD-ja ka folur për takimin e sotëm mes Bislimit dhe Petkoviqit, takim ky i përfunduar pa asnjë rezultat.
Ahmeti në një prononcim për GazetaBlic tha se, procesi i dialogut është futur përbrenda një kornize të caktuar nga e cila sipas tij as Kurti dhe as Vuçiq nuk do të dalin sepse për atë kornizë, pra, krijimin e Asociacionit, janë dakorduar.
“Procesi i dialogut është futur përbrenda një kornize të caktuar nga e cila as Kurti e as Vuçiq nuk do të dalin sepse për atë kornizë, pra, krijimin e Asociacionit, janë dakorduar. Në tavolinë tashmë është njē draft-statut i dorëzuar para palëve nga Ekipi Menaxhues. Siç edhe po shihet nga deklarimet e zyrtarëve të BE-së dhe të shteteve tjera ndihmëse, ky draft është bazë negocimi. Pra, nga ky këtu do të zhvillohen negocimet tash e tutje”, tha Ahmeti.
Ahmeti ka kritikuar Bislimin duke thënë se tashmë është e qartë që pa Asociacion nuk do të ketë zhvillime të reja në dialog.
Ahmeti tha se Bislimit i nevojiten dramat që ta justifikojë pranimin e Asociacionit.
“Pa u bë Asociacioni nuk do të ketë zhvillime të reja në dialog. Kjo na është bërë e qartë. Veç kryenegociatori i vendit ende se paska të qartë këtë gjë. Por, atij i nevojitet drama, në mënyrë që, në fund, të justifikoj pranimin e Asociacionit me kinse rezistencën maksimale në dialog. Sigurisht, kjo rezistencë është iluzive; këta tashmë e kanë pranuar Asociacionin. Ngecja e implementimit është karta e fundit që po luajnë. Por, edhe kjo do harxhohet. Në fund, Kosovës po i mbetet një Asociacion jashtëzakonisht i dëmshëm dhe pa asnjë perspektivë për avancim në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Ahmeti për GazetaBlic.
Të tjera
-
“Ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë”, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë me telegram ngushëllimi për 12 vjeçarin që vdiq sot
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Malishevës i ka dërguar telegram ngushëlli...
-
Osmani takohet me Hovenierin, thotë se po bëhen përpjekje për intensifikimin e raporteve Kosovë-SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasa...
-
Ish e dashura e Haxhi Shalës fejohet me ish bashkëpartiakun e tij Bekim Brestovcin
Këngëtarja Angjelina Shala është fejuar me drejtorin e Shërbimeve Publike në ...
-
Rama tregon projektet që përfshihen në buxhetin për vitin 2025, i cilëson si më madhoret në historinë e kryeqytetit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se buxheti i Komunë...
-
A e goditi presidentja Osmani, Edita Tahirin me deklaratën për Urën e Ibrit?
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka kundërshtuar përfshirjen e Urës së Ibri...
-
E dhimbshme: Ky është 55 vjeçari që vdiq në aksidentin në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë
Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një ...
-
PSD me aksion nesër pranë urës së Ibrit
Partia Socialdemokrate ka njoftuar se do të mbajë nesër një aksion afër u...
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, nuk i kontribuon dialogut Kosovë-Serbi
“Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”....
-
KQZ vendos për logon e re të institucionit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mërkurën për logon e re të inst...
-
GAP: Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më të pabarabartë import-eksport
Instituti GAP, ka vlerësuar se Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më t...
-
Liberalizim për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, vendimi firmoset në Strasburg
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungari...
-
Deputetët gjermanë në Kosovë, takojnë ministrin Murati
Një grup i deputetëve gjermanë nga Komisioni për Punë dhe Çështje Sociale, po...