Sport

“Fiket alarmi” për Pogba, dalin përgjigjet e ekzaminimeve mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 15 May 2023

Rikthimi i Paul Pogba te Juventusi nuk ka qenë aspak ashtu siç pritej, të paktën në këtë sezon të parë, me yllin francez që ka kaluar më së shumti kohën në infermieri.

Së fundi Pogba u rikthye titular në ndeshjen ndaj Cremoneses, por qëndroi në fushë vetëm 24 minuta, pasi një tërheqje muskulore e detyroi të lërë fushën mes lotësh.

Mesfushori francez ka kryer ekzaminimet mjekësore paraditen e të hënës, nga të cilat është evidentuar një tërheqje e gradës së ulët, duke ulur alarmin.

-Advertisement-

Megjithatë është e sigurt që Pogba e ka mbyllur sezonin e tij me Juventusin, pasi në rastin më të mirë, do t’i duheshin rreth 20 ditë për t’u rikuperuar.

Tani mesfushori pritet të nisë pushimet, për t’u rikthyer në korrik, me shpresën që këtë herë nuk do ta ndjekë pas fati i keq i dëmtimeve të njëpasnjëshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera