Lajme

Avokati i Thaçit i kryen pyetjet për dëshmitarin e katërt, radhën e ka avokati i Veselit

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 15 May 2023

Gregory Kehoe, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e katërt.

Dëshmitari me kodin 4748 më 12 maj nisi t’u përgjigjej pyetjeve të avokatit Kehoe.

Ai do të duhet t’i përgjigjet edhe pyetjeve Ben Emmerson, avokatit të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

-Advertisement-

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit vazhdoi sot me dëgjimin e dëshmitarit të katërt.

Dëgjimi u bë në seancë private.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera