Lajme

Peci kërkon reagim nga Prokuroria: Të kujt janë këto vila në Rugovë?

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 14 May 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Prokurora po hesht karshi keqpërdorimeve – që ai thotë se i ka denoncuar – në Rugovë.

Rasti ka të bëjë me disa vila në Stankaj të Rugovës që sipas Pecit, janë të ndërtuara në tokën e shtetit.

Ato u ndërtuan nga njerëzit që e kanë pasur mandatin për ta ruajtur pronën shtetërore e jo për ta keqpërdorur atë, thotë Peci.

-Advertisement-

“Çile guri gojën prokuroria, Po, duke heshtë bash si këto villat e gurit në Stankaj të Rugovës, të ndërtuara në tokë të shtetit bash nga ata që për mandat kanë patur ruajtjen e tokës dhe pronës shtetërore e jo keq-përdorimin e saj”, shkroi Peci në Facebook.

“Për të tilla denoncime duhet reaguar brenda 24 orëve besoj unë”, shkroi ai ndër tjerash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera