Lajme

Voton Edi Rama: Uroj që situata e krijuar nga KQZ-ja të mos ketë dekurajuar votuesit

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 14 May 2023

Kryeministri Edi Rama, ka votuar në zgjedhjet që po mbahen në Shqipëri për kryetarët e bashkive.

Pas votimit, ai ka bërë një prononcim para gazetarëve, ku ka uruar që situata e krijuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos ketë ndikuar në dekurajimin e votuesve, njofton Klan Kosova.

“Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj që situata e krijuar nga KQZ-ja të mos ketë ndikuar në dekurajimin atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat”.

-Advertisement-

“Uroj të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë për të gjithë kandidatët”.

Kujtojmë se në Bashkinë Dimal, votuesit kanë hasur në probleme me pajisjet elektronike të identifikimit.

Edhe dy orës pas hapjeve të qendrave të votimit, në këtë bashki qytetarët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të problemit në fjalë.

Qytetarët që janë paraqitur për të votuar janë kthyer në shtëpi për t’u rikthyer sërish më vonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera