Pagat e të parëve të shtetit pasi i lanë detyrat, këto janë shumat që kanë marrë deri tash Sejdiu, Jahjaga e Thaçi
Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 13 May 2023
Mjaftojnë 6 muaj punë në krye të pozitave udhëheqëse të shtetit, për të siguruar gjithë jetën me pagë të majme e përfitime tjera.
Kjo mundësohet falë Ligjit për Përfitimet e ish-zyrtarëve të Lartë dhe Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Ish-presidentët pas përfundimi të mandatit përfitojnë 70% të pagës aktuale të kësaj pozite si dhe privilegje tjera të shumta.
Por sa kanë përfituar ata ndër vite?
Fatmir Sejdiu, ish-President i Republikës së Kosovës nga tetori 2010 deri në mars 2023, nga paga mujore ka marrë mbi 300 mijë euro. Veç kësaj, ai ka të angazhuar edhe tre punëtorë si staf mbështetës paga e të cilëve për secilin për çdo muaj është nga 594 euro. Si dhe shpenzime për mbushje te telefonit për çdo njërin 40 euro në muaj.
Sipas të dhënave nga Zyra e Presidencës, ish-Presidenti Sejdiu, mesatarisht ka shpenzuar 95 euro në muaj për karburante dhe shpenzimet maksimale të lejuara për reprezentacion janë deri në 100 euro.
Sejdiu gjithashtu ka shpenzuar edhe mbi 4 mijë e 200 euro në udhëtime zyrtare nga viti 2013 deri në vitin 2022.Për udhëtime zyrtare dhe akomodim, më shumë del të ketë shpenzuar ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Që nga 2016 deri në 2022, Jahjaga në këtë kategori ka shpenzuar mbi 43 mijë euro.
Ndërsa nga paga e saj mujore, nga prilli 2016 deri në marsin 2023 rezulton se ka marrë rreth 170 mijë euro.
Edhe ish-Presidentja Jahjaga ka të angazhuar 3 punëtorë staf mbështetës, paga e të cilëve është 594 euro në muaj dhe 40 euro shpenzime për mbushje telefonike.
Ajo mesatarisht për një muaj ka shpenzuar 85 euro derivate si dhe shuma e lejuar për reprezentacion është deri në 100 euro.
Edhe ish-Presidentit Hashim Thaçi i ka vazhduar paga mujore dhe nga nëntori 2020 deri në mars 2023 rezulton se ka marrë shumën prej 83 mijë euro.
Ndërsa nga paga e saj mujore, nga prilli 2016 deri në marsin 2023 rezulton se ka marrë rreth 170 mijë euro.Edhe ish-Presidentja Jahjaga ka të angazhuar 3 punëtorë staf mbështetës, paga e të cilëve është 594 euro në muaj dhe 40 euro shpenzime për mbushje telefonike.Ajo mesatarisht për një muaj ka shpenzuar 85 euro derivate si dhe shuma e lejuar për reprezentacion është deri në 100 euro.Edhe ish-Presidentit Hashim Thaçi i ka vazhduar paga mujore dhe nga nëntori 2020 deri në mars 2023 rezulton se ka marrë shumën prej 83 mijë euro.
Ndryshe, sipas Ligjit për përfitimet e ish-zyrtarëve të lartë, këto përfitime që i ofron ligji, ish-funksionarit të lartë nuk i takojnë nëse gjatë ushtrimit të funksionit ai ose ajo shpallen fajtor me vendim të formës së prerë të gjykatës për vepër penale të dënueshme me burgim mbi gjashtë muaj.
Gjithashtu, një përfitim i tillë nuk paguhet, nëse ish-Zyrtari i Lartë ushtron ndonjë funksion për të cilin paguhet nga Buxheti i Kosovës dhe për të cilin është përcaktuar një pagë e barabartë ose më e lartë se paga që ka marrë gjatë ushtrimit të funksionit në krye të institucionit përgjegjës.
Në rast se ish-zyrtari i lartë vdes, atëherë nga ky ligj përfiton e veja ose i veu dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare dhe kanë të drejtë të marrin një përfitim monetar në një vlerë vjetore prej 60 %.
Ndërsa, me Ligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës, ish-Presidenti dhe familja e tij ose saj, kanë të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe shërbime mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës, si dhe përfitime tjera të përcaktuara me këtë ligj./BetimipërDrejtësi/
Të tjera
-
Musliu-Shoshi: Informojeni Glaukun se dialogu nuk është në ạrkivol, por më i fortë së kurrë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i është kundërpërgjigjur kryetarit ...
-
Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me Covid-19 dhe me virusin e Nilit
Aktualisht, në vendin tonë, situata epidemiologjike me koronavirus dhe situat...
-
Richard Grenell: Do ta nxjerrim nga burgu Hashim Thaçin nëse fiton Donald Trump
Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ...
-
Deliu-Kodra i kërkon Bislimit të tregojë se çka ka folur me Lajçakun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar ...
-
Kurti takon përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lok...
-
E dhimbshme: Vdes një 12-vjeçar nga Malisheva
Një 12-vjeçar, nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës ka vdekur. Lajmin e kanë...
-
Begaj: Thelbësor anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut dhe NATO
Në Tiranë ka nisur këtë të mërkurë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të...
-
Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit, e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i ...
-
Dy persona me kạllash grabisin një pompë derivatesh në Klinë, vidhen 3 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Vo...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Pejxherët që shpërthyen në Liban dhe Siri u prodhuan në Hungari, thotë kompania tajvaneze
Kompania tajvaneze Gold Apollo ka thënë të mërkurën se ka autorizuar përdorim...
-
Gjykimi për tẹrrorizëm, dëshmitarja thotë se paratë e gjetura në çizme janë të saj dhe s’kanë të bëjnë me të birin
Dëshmitarja Amella Skenderi gjatë dhënies së dëshmisë në procesin gjyqësor nd...