Përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it, nuk deklarohen për media
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 12 May 2023
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it, takim ky që vjen një ditë, pas takimit me ndërmjetësin evropian në dialog Miroslav Lajçak.
Pas takimit asnjëra palë nuk janë deklaruar për media.
Kreu i Qeverisë gjatë ditës së djeshme pas takimit me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova insiston në zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe në Ohër.
Ai në një adresim për media ka thënë se të duhet të ketë zbatim të plotë të secilit nen, pa vonesa e pa kushte, ndërsa ka theksuar se deklarata e Serbisë për kufizime në zbatimin e marrëveshjes janë të papranueshme, por ai deklaroi se në takimin me Lajçak është konfirmuar që marrëveshjet janë ato, ajo e Brukselit me 27 shkurt, dhe ajo e takimit në Ohër me 2 maj.
“Takimi që u zhvillua sot me Emisarin Special Evropian, Miroslav Lajcak është si vazhdim i takimit të 2 majit që u zhvillua në Bruksel, dhe përgatitje e takimit e takimit që do të zhvillohet ndërmjet kryenegociatorëve. Insistimi ynë është ajo çfarë jemi dakorduar, pra zbatim i plotë i secilit nen pa vonesa dhe pa kushte. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarata se marrëveshjen nuk e pranon në përmbajtje, por vetëm në koncept, dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të papranueshme dhe per neve ishte e rëndesishme që sot ta konfirmojme me emisarin special Lajcak që marrveshja eshte ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel, dhe 12 pika aneksi i zbatimit ne Ohër”, tha Kurti gjatë ditës së djeshme.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...