Dhoma e Tregtisë kërkon ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave nga Superpuna
Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 12 May 2023
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm i pagesave për të gjitha bizneset të cilat tashmë kanë rekrutuar staf përmes platformës Superpuna.
Kjo dhomë thotë se pas ankesave të vazhdueshme të pranuara nga bizneset, shprehë shqetësimin e saj lidhur me vonesat e pagesave për punëtorët e rekrutuar përmes kësaj platforme, pagesa këto të cilat fillimisht duhet të kryhen nga bizneset në mënyrë vetanake për të gjithë të punësuarit e tek më pas të bëhet rimbursimi nga Qeveria e Kosovës.
“Aktualisht, subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin mars, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 prill. Proces ky i cili po zvarritet, konkretisht tek në muajin Maj është bërë subvencionimi i kompanive për muajt shkurt dhe mars”.
“Duke pasur parasysh kostot rreth përgatitjes së kërkesës, aprovimit, pagesës e tek me vonë kompensimit, ne mendojmë se ky proces do të duhej të thjeshtësohet duke bërë që autoritetet të paguajnë praktikantët direkt në vend se të përllogaritet pensioni e taksa bashkë me shumën e subvencionuar e cila për nga natyra nuk do të duhet të ishte e tatueshme”.
Tutje, Dhoma e Tregtisë vlerëson se bizneset nuk duhet të detyrohen të hyjnë në borxhe në banka për të kryer paga dhe më vonë të presin kompensimin nga Qeveria me data të paqarta.
“Për më tepër të gjitha kompanitë për të punësuar staf përmes plaformës Superpuna, duhet të mos kenë obligime në Administratën Tatimore të Kosovës, sfidë që e kanë shumica e bizneseve në këtë situatë të jashtëzakonshme për të bërit biznes”.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...