Lajme

Qentë endacak “pushtojnë”, Prishtinën, sulmojnë qytetarët në Breg të Diellit

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 11 May 2023

Disa qytetarë në lagjën “Bregu i Diellit”, në Prishtinë sot janë sulmuar nga një grumbull i qenëve endacak, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur një qytetarë e cila ka dërguar videon në redaksin e Infokus e cila ka thënë se janë sulmuar nga ta dhe se me vështirësi kanë kaluar rrugën në atë zonë.

Ky problem i madh së fundmi po vërehet më së shumti në kryeqytet ku në bazë të disa pamjeve të siguruar nga Gazeta Infokus shihet se si qentë endacak kanë “pushtuar”, Prishtinën.

-Advertisement-

Në këtë video të dërguar nga janë parë një grumbull qenë endacak të cilët kanë “pushtuar”, atë lagje po e rrezikojnë jetën e qytetarëve por më shumë edhe të fëmijëve.

E po ashtu edhe në videon e dytë tek “Qafa”, shihet jo një numër i vogël i qenve endacak, ku ka bërë të frikshme për qytetarët pritjen e transportit publik në atë zonë.

Kujtojmë që nuk janë të pakta rastet e sulmeve drejtuar qytetarëve nga qentë endacak e ku së fundmi është sulmuar edhe një person në rrugën “Agim Ramdani”, në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Pamje: Qytetari sulmohet nga qentë endacak në qendër të Prishtinës

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera