Qumështi, djathi e vezët, 16.6% më shtrenjtë se vitin e kaluar
Autori: Gazeta inFokus
19:52 | 11 May 2023
Qumështi, djathi dhe vezët janë 16.6 për qind më shtrenjtë se në vitin e kaluar dhe prodhimet tjera ushqimore për 13.9 për qind.
Edhe energjia elektrike u shtrenjtua për 7.2 për qind në prill të këtij viti krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, sikurse drutë për zjarrë që janë më shtrenjtë këtë vit për 18.7 për qind.
Ndërsa, ulje të çmimeve vërehet vetëm tek karburantet me 0.6 për qind, kështu bëhet e ditur në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Megjithatë, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2023 me muajin prill 2022 ishte 6.3 për qind, kjo është bërë e ditur ne raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin prill 2023.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet etj. (18.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (17.3%); qumësht, djathë dhe vezë (16.6%); prodhime ushqimore (13.9%); shërbime për transport (13.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (12.8%); mish (12.4%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (11.8%); bukë dhe drithëra (11.7%); peshq (10.0%); kujdes personal (8.3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (8.0%); shërbime hoteliere (7.9%); kafe, çaj dhe kakao (7.9%); këpucë (7.8%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7.2%); pije alkoolike (6.8%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.8%); pemë (6.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.0%); perime (5.1%); duhan (5.0%); blerje e automjeteve (3.2%); rekreacion dhe kulturë (2.8%); dhe veshje (1.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6.9%”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërkaq, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.3% në muajin prill 2023, ku më së shumti patën ngritje pajisjet telefonike me 27.2%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 0.3% në muajin prill 2023, krahasuar me muajin mars 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: pajisje telefonike dhe të telefaksit (27.2%); shërbime për transport (5.6%); veshje dhe këpucë (1.5%); pije alkoolike (1.5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2%); dhe pemë (0.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4%”, thuhët në raport.
Në muajin prill të këtij viti krahasuar me mujin mars 2023, vërehet një rënie e çmimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë për 1.4%) dhe perimet 0.6%, me një ndikim prej 0.1 për qind.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























