Lajme

Presidentja Osmani folëse kryesore në njërën prej konferencave më prestigjioze në Universitetin e Harvard

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 11 May 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjendet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot, ajo ka marrë pjesë në njërën prej konferencave më të njohura të Universitetit të Havardait.

Në faqen zyrtare të Presidentes, është bërë e ditur se ajo ka qenë folësja kryesore në “Globar Empowerment Metting”, që i është kushtuar ndryshimeve klimatike dhe urgjencës për të ndërmarrë veprime në nivel global.

“Sot jam këtu duke përfaqësuar popullin tim dhe duke ndarë një pjesë të historisë së Republikës së Kosovës. Ne jemi me të vërtetë një vend i vogël dhe emetimet tona të gazit nuk janë as afërsisht të krahasueshme me ato të Shteteve të Bashkuara ose të ekonomive të mëdha globale. Por kjo nuk duhet të na qetësojë. Qoftë nga një vend i madh apo i vogël, kjo nuk është një punë që duhet t’u lihet të tjerëve. Nëse duam të shpëtojmë jetën dhe planetin tonë, atëherë ju jeni pikërisht lloji i personit që na duhet tani. Këtë duhet ta bëjmë vetë, secili prej nesh”, ka thënë Presidentja.

-Advertisement-

Presidentja ka thënë se veprimet globale kundër ndryshimeve klimatike janë më të ngadalshme seç duhen për ta luftuar me efektivitet këtë fenomen që është bërë shqetësues për planetin.

“Imazhet e fatkeqësive natyrore, raportet e rritjes së nivelit të detit, dëshmitë e ditëve më të nxehta në tokë, zjarret shkatërruese, thatësirat në rritje, stuhitë intensive dhe të korrat e shkatërruara po kthehen ngadalë në realitete të përditshme”, ka thënë ajo.

“Ambicia jonë është më e ngadaltë se ritmi i avancimit të ndryshimeve klimatike”, ka theksuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera