Hovenier shprehet i shqetësuar për dezinformimin në rritje në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 11 May 2023
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e tij për dezinformimin në rritje në Kosovë.
Ai ka thënë se një prej prioriteteve të Shteteve të Bashkuara (ShBA) është rritja e sigurisë kibernetike.
Diplomati amerikan po merr pjesë në Konferencën për Integritetin e Informacionit, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga USAID në Kosovë, DISICON.
“Një nga prioritet kryesore të SHBA-ve është rritja e sigurisë kibernetike dhe të informacionit, kjo përfshin edhe ndalimin e dezinformatave. Dezinformimi këtu në Kosovë është i vazhdueshëm dhe është problem që gjithnjë po rritet”, tha Hovenier.
Ndërsa shefja e Sektorit Politik në Zyrën e Bashkimit Evropian, AnnaCarin Platon, ka thënë se kërcënimet kibernetike janë sfidë globale dhe për të zhdukur këtë dukuri kërkohet angazhim nga të gjithë.
“Kërcënimi i sigurisë kombëtare është sfidë globale dhe kërkon që ne të punojmë së bashku. Këto kërcënime kibernetike janë rritur dhe po rrezikojnë që të qojnë edhe në eskalim konflikti mes shteteve. Reformat vendore dhe bashkëpunimet ndërkombëtare janë të domosdoshme për ta adresuar këtë çështje në Ballkanin Perëndimor. Është me rendësi që të ketë mekanizma që të mbikëqyr sigurinë kibernetike”, tha Platon. /KP
Të tjera
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...
-
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Diskutuam për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të...
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...
-
Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren
25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga ...
-
Takimi i Veçantë i Bedri Hamzës me Granit Xhakën: Shembuj të Suksesit dhe Përkushtimit
Në një takim frymëzues, Granit Xhaka, një ndër futbollistët më të njohur shqi...
-
Kryeministri mori pjesë në varrim*in e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të ...
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...