Rozë

“Duje” e Shqipërisë merr vëmendjen e ndërkombëtarëve, BBC: Kjo këngë ka një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 10 May 2023

“Duje” e Albina Kelmendit dhe familjes së saj ka arritur që të depërtojë jo vetëm në zemrat e shqiptarëve, por ka tërhequr vëmendjen edhe të të huajve.

“Mesazh i fortë për rëndësinë e familjes”, kështu shkruan BBC për këngën “Duje” e cila po përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë. Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj. Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”, shkruan BBC.

-Advertisement-

Albina dhe Familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 Maj.

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera