Kur do ta bëjnë betimin e tyre kryetarët e rinj në veri
Autori: Gazeta inFokus
08:41 | 09 May 2023
Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, të cilët u zgjodhen nga zgjedhjet e 23 prillit ende nuk e dinë se kur do ta bëjnë betimin në pozitat e tyre të reja.
Derisa kryetari i komunës së Zubin Potokut thotë se janë në pritje që së bashku më Ministrin e Pushtetit Lokalë të vendosin për këtë, dhe se një datë presin që të caktohet gjatë kësaj jave, nga kjo e fundit, nuk kanë kthyer një përgjigje për këtë temë, pavarësisht interesimit të televizionit
Emrat e katër kryetarëve të rinj dihen tash e dy javë, e rezultatet për ta janë certifikuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Por pavarësisht kësaj, ende nuk dihet se kur zyrtarisht do të nisë puna e tyre, me hapin e parë, betimin në detyrën e re.
Kryetari i zgjedhur në Komunën e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, për televizionin Dukagjini ka thënë se diskutimet, ende janë duke vazhduar.
Izmir Zeqiri, kryetari i zgjedhur në Komunën e Zubin Potokut ka thënë se “Akoma jemi në diskutim e sipërë më Ministrin e Pushtetit lokal edhe më asamblen komunale që të marrim një vendim të përbashkët për datën e betimit. Nuk kemi të përcaktuar ende as një datë po presim të marrim një vendim. Ne jemi në konsultim me Ministrin dhe do të marrim një qëndrim të përbashkët për këtë dhe do të informojmë. Besoj që brenda kësaj jave do të vendosim për një datë të caktuar”.
Përgjigje për këtë tash e disa ditë nuk kanë dhenë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që udhëhiqet nga Ministri Elbert Krasniqi.
Derisa mbetet pezull betimi i tyre, analisti Arton Muhaxhiri, shprehet skeptik mbi ecurinë
e procesit, dhe sipas tij, Qeveria do të duhet të analizonte situatën në veri para se t’i mbante zgjedhjet.
Arton Muhaxheri, analist ka thënë se “Për fat të keq priten edhe problem të tjera për këta katër kryetarë në të ardhmen pasi do ta kenë të pamundur ta ushtrojnë rolin e tyre në plotini. Por tash mbetët të Qeveria që të ushtroj një presion tek ndërkombetarët që të ndikoj në Beogradin zyrtarë dhe të arrihet një modus të ri që do ta normalizonte atë pjesë. Ideja është që kryetarët e komunave të jenë aty për të gjithë”.
Sipas rezultateve të zgjedhjve të 23 prillit, në Leposaviq fitues doli Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Lulzim Hetemi që ka marrë 100 vota, në komunën e Zubin Potokut PDK me kandidatin Izmir Zeqiri me 197 vota, në Zveçan PDK me kandidatin Ilir Peci që ka marr 114 vota dhe në Mitrovicë të Veriut LVV me kandidatin Erden Pantiq i cili ka marr 553 vota.
Përveç për kryetarët, në komunat Leposaviq e Zveçan, u votua edhe për asambleistët komunal./ Dukagjini

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































