Lladrovci: Beteja e Grykës së Llapushnikut UÇK-në e bëri faktor vendimtar për fatin e ardhshëm të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
22:49 | 08 May 2023
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në përvjetorin e shënimit të Betejës së Llapushnikut, ku para auditorit mbajti fjalë rasti, ku theksoi se Gryka e Llapushnikut do të bëhet arenë luftimesh dhe betejash të fuqishme.
Madje, ka cekur Lladrovci, Gryka do të jetë edhe në qendër të vëmendjes e mediave botërore dhe qendrave ndërkombëtare të vendosjes.
UÇK u bë faktor vendimtar për fatin e ardhshëm të Kosovës. Para 25 vitesh, vlerat e Bashkimit Evropian, mbroheshin në Ditën e Evropës, në Grykën e Llapushnikut, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Me rastin e shënimit të përvjetorit të Betejës së Llapushnikut, mbajta fjalë rasti ku mes tjerash theksova: Sot po përkujtojmë një nga Betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atë të mbylljes të Grykës së Llapushnikut. Përmasat e luftimeve frontale në Llapushnik, bënë jehonë dhe rritën besimin e popullatës në forcën e UÇK-së, duke iu përgjigjur me mobilizim masiv. Në atë kohë, Beteja e Grykës së Llapushnikut ishte sfida më e madhe dhe më sprovuese në përballje me forcat pushtuese serbe. Në istikamet e mbrojtjes të Grykës së Llapushnikut, u gjenden shumë heronj e dëshmorë të kombit si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban Shala, Rasim Kiçina, Bekim Berisha – Abeja, Imer Krasniqi, Ymer Alushani, Ali Zogaj, Gani Elshani, Sokol Elshani, Sami Bogiqi, Besim Halilaj dhe shumë luftëtarë e vullnetarë nga Drenica me zonat tjera të UÇK-së.Thyerja vendimtare e forcave serbe ndodhi më 9 maj 1998 me mbylljen për qarkullim të aksit rrugor Prishtinë-Pejë, për tre muaj rresht. Gryka e Llapushnikut do të bëhet arenë luftimesh dhe betejash të fuqishme. Madje, Gryka do të jetë edhe në qendër të vëmendjes e mediave botërore dhe qendrave ndërkombëtare të vendosjes. UÇK u bë faktor vendimtar për fatin e ardhshëm të Kosovës. Para 25 vitesh, vlerat e Bashkimit Evropian, mbroheshin në Ditën e Evropës, në Grykën e Llapushnikut. UÇK-ja ishte vlera më sublime evropiane, përball sulmit gjenocidal serb që pas disa muajve do të përdorte forcën e NATO-s në përkrahje të Kosovës dhe popullit të saj. Sot kur e kujtojmë këtë betejë heroike, kujtojmë Komandantin legjendar Adem Jasharin dhe shprehim tërë nderimin tonë për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë. Sot, po ashtu, nderojmë heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët që padrejtësisht janë në Hagë. Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve që Grykën e Llapushnikut e bënë kala qëndrese! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























