Njohësit për byzylykët elektronikë: 600 mijë euro nuk mjaftojnë
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 07 May 2023
Qeveria e Kosovës kohë më parë ka ndarë 600 mijë euro për projektin “Sistemi i monitorimit elektronik” për vitin 2023 që nënkupton blerjen e byzylykëve elektronikë dhe nisjen e zbatimit të Ligjit për mbikëqyrje elektronike për personat, të cilëve iu kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.
Mirëpo, kjo shumë konsiderohet e pamjafuteshme. Ligji për mbikëqyrjen elektronike ka hyrë në fuqi 8 vjet më pare, por ka munguar zbatimi i tij në mungesë të hallkave elektronike, softuerit, dhomës operative dhe trajnimit të stafit.
Hulumtuesja e Lëvizjës Fol, Albana Hasani konsideron se shuma financiare e ndarë për sistemin e monitorimit elektronik është e pamjaftueshme. Sipas saj, për funksionimin efikas të këtij programi nevojitet edhe mirëmbajtja e softuerit i cili po ashtu ka kosto.
“Për shkak se vendimi nuk ka ndonjë arsyetim të qartë juridik nuk vërehet se këto mjete a do të shfrytëzohen për blerjen e softuerit elektronik për mbikqyrje elektronike apo për blerjen e byzylykëve elektronikë. Mirëpo, duke marrë parasysh vlerën e lartë të byzylykëve elektronikë si dhe numrin e madh të tyre që do të duhej të viheshin ne dispozicion si dhe anën tjetër vlerën e lartë të softuerit elektronik do të mund të themi se kostoja prej 600 mijë eurosh është tejet e ulët për të përmbushur në mënyrë te suksesshme projektin për mbikëqyrje elektronike”, thotë ajo.
Të njëjtin mendim e ka edhe Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). Ajo vë theksin te trajnimi i stafit si dhe angazhimi i ekspertëve shtesë të specializuar që do të ndihmonin në zbatimin në praktik të ligjit.
“Ajo shumë që është ndarë sigurisht që mendojmë se është fillestare sepse nuk mund t’i mbulojë kërkesat që dalin prej atij ligjit dhe zbatimit të atyre masave, por besoj që në pjesën në vijim në implementim të këtij ligji do të ndahen edhe pjesë shtesë të buxhetit… Duhet trajnime përkatëse për stafin, duhet angazhim i stafit të specializuar për mbikëqyrjen elektronike, duhet të ketë hapësira të veçanta si duhet të jenë edhe pajisjet e tjera elektronike që duhet me qenë të ndërlidhura bashkë me sistemin, institucionet dhe personat që mbikëqyren kështu që kjo shumë besoj që është e pamjaftueshme për ta realizuar dhe për të zbatuar mbikëqyrjen elektronike ashtu siç është paraparë me ligj”, shprehet Haliti.
Hasani, nga Lëvizja Fol thotë se zbatimit i Ligjit për mbikëqyrje elektronike paraqet domosdoshmëri për mbrojtjen e viktimave të krimit në përgjithësi, por në veçanti ata të dhunës në familje.
“Zbatimi i Ligjit për mbikëqyrje elektronike paraqet domosdoshmëri për mbrojtjen e viktimave të krimit në përgjithësi e në veçanti të dhunës në familje”, shprehet hulumtuesja e Lëvizjes Fol.
Edhe për Halitin është e rëndësishme që sa më shpejtë të nisë zbatimi i këtij ligji për t’i mbrojtur sidomos viktimat e dhunës në familje.
“Është e rëndësishme që të fillojë sa më shpejtë të zbatohet, një që është përmendur, për t’i parandaluar rastet e dhunës në familje, rastet e vrasjeve kryesisht ndaj grave ndaj atyre që kanë urdhër mbrojtjeje e po ashtu do të ndihmonte edhe rasteve të paraburgimit ku në disa raste në vend që të akuzuarit të dërgohen në paraburgim ata mund të mbikëqyren në mënyrë elektronike me aplikimin e këtyre hallkave elektronike”, thotë Haliti.
Ndërsa, Policia e Kosovës sipas Ligjit për mbikëqyrje elektronike, do të ketë nën menaxhim edhe sallën operative, e cila realizon mbikëqyrjen elektronike për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të dhënave që vijnë nga pajisja dhe që mundëson kontrollin e zbatimit efektiv të vendimit gjyqësor.
Nga ky institucion i sigurisë në vend thonë se pas ndarjes së 600 mijë eurove për këtë projekt do të marrim të gjitha masat e nevojshme. Sipas ligjit, Policia e Kosovës është përgjegjëse për vendosjen, heqjen dhe funksionimin e pajisjeve që u vendosen me vendim të gjykatës personave që iu kufizohet lëvizja.
“Pas ndarjes së mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës për projektin “Sistemi i monitorimit elektronik” bazuar në Ligjin për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, Policia e Kosovës sipas autorizimeve dhe kompetencës do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për këtë projekt dhe implementimin e tij, sipas udhëzimit administrativ për realizimin e mbikëqyrjes elektronike dhe raportimi nga Policia e Kosovës, të personave të cilëve iu kufizohet lëvizja”, thuhet në shkresën e Policisë së Kosovës dërguar për KosovaPress.
Ndryshe, Ligji për mbikëqyrje elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ka hyrë në fuqi në vitin 2015.
Të tjera
-
Për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president në Maqedoni të Veriut nevojiten 362.864 vota
Në vend sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.81...
-
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën
AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19, ...
-
Policia shqipton 2 mijë e 74 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 74 tiketa t...
-
Apeli ua ndryshon masën e sigurisë dy zyrtarëve të gjykatës të dyshuar për korrupsion
Gjykata e Apelit ua ka ndryshuar masën e sigurisë dy zyrtarëve të Gjykatës Th...
-
Një burrë dhe një grua arrestohen për vjedhje në Shtime
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Shtime pasi kanë kryer vjedhje në fs...
-
Arrestohen 4 të mitur në Lipjan, sulmuan 2 të mitur të tjerë
Në Lipjan janë arrestuar katër të dyshuar, djem të mitur, për shkak se kishin...
-
Hysen Durmishi mbërrin në Prokurori për intervistim
Mëngjesin e sotëm Hysen Durmishi është paraqitur në Prokurorinë Speciale për ...
-
Gjashtë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidente mes dy veturave në udh...
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...