Lajme

Haradinaj përkujton dëshmorët e Gjakovës dhe heroin Bahri Fazliu

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 07 May 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot betejën e Brigadës 137 “Gjakova”, si dhe heroin e kombit, Bahri Fazliu në 25-vjetorin e rënies.

Ai  ka thënë se armiku për hakmarrje ndaj humbjeve në frontin e luftës, nuk i kishte kursyer as civilët.

“Beteja urbane e Brigadës 137 “Gjakova” është unike në historinë çlirimtare të Kosovës. Bijtë e bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për liri, e deri tek formimi i Brigadës dhe dita e fitores. Armiku për hakmarrje ndaj humbjeve në frontin e luftës, nuk kurseu civilët e pafajshëm te Ura e Taliqit. 13 shqiptarë të pafajshëm po të njëjtën ditë u ekzekutuan edhe në Ozdrim të Pejës, fshat që u mobilizua që nga fillet e luftës për liri”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj ka kujtuar edhe heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies.

“Po ashtu, në muajt e përvjetorëve të heronjve dhe të dëshmorëve, sot kujtojmë njërin prej figurave të rendësishme të luftës për lirinë e Kosovës, Bahri Fazliun. Vendosmëria dhe trimëria, si dhe sakrifica e skajshme e Bahri Fazliut, më parë edhe e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë, i ngritë ata në piedestalin e dëshmorëve të Kosovës”
“Përgjithmonë krenar me heronjtë e ushtrisë çlirimtare! Përgjithmonë krenar me rrugëtimin tonë për liri”, ka përfunduar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera