Zyrtari i BE-së: S’na befasoi as drafti i Ekipit Menaxhues e as propozimi i Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 06 May 2023
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është “kusht mbi të gjitha kushtet” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Pa përparim në këtë pikë, “nuk mund të ketë përparim as në çështjet tjera” për të cilat diskutohet në këtë dialog.
Kështu thonë disa burime diplomatike në Bruksel, duke pranuar – ndonëse jozyrtarisht – se Asociacioni është prioriteti numër një, edhe pse Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë, që duhet të shpjerë në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duhet zbatuar plotësisht.
Për themelimin e këtij asociacioni, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Beogradi ka insistuar në kompetenca të gjera për këtë asociacion, ndërsa Prishtina i ka kundërshtuar ato, duke thënë se mund ta rrezikojnë funksionalitetin e shtetit.
Në BE thonë se hapi i parë drejt themelimit të Asociacionit është bërë me paraqitjen e draft-statutit të tij, këtë javë në Bruksel, edhe pse palët kanë shprehur qëndrime shumë të kundërta në lidhje me atë dokument.
Drafti-statuti u paraqit nga një ekip menaxhues – i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb – gjatë një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.
Kurti tha se ky dokument është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa Vuçiq kritikoi Kurtin që nuk po e zbaton “obligimin e dhjetë vjetëve më parë”.
Për BE-në, sipas fjalëve të një zyrtari të lartë, as teksti i këtij drafti e as reagimi i palëve ndaj tij nuk kanë qenë befasi.
Ky draft është përgatitur qysh nga viti 2018, por, deri më tash, nuk ka pasur pajtim mes palëve që ai të prezantohet në ndonjë takim të nivelit të lartë.
Kjo, sipas burimeve të BE-së, është bërë e mundshme vetëm pas Marrëveshjes së Ohrit, e cila është arritur në mars.
Për BE-në, ndërkaq, prezantimi i draft-statutit ka “rëndësi edhe simbolike, edhe përmbajtjesore”.
“Nuk e kishim parë dokumentin para prezantimit. Por, nuk ishte befasi për ne, sepse kishim dëgjuar qëndrimet e palëve më herët. Ishte propozim për kompetenca shumë të gjëra ekzekutive. Dhe, për ne nuk ishte befasi që Kurti e refuzoi. Kurti prezantoi propozimin e tij, krejt të kundërt nga drafti i Ekipit Menaxhues. Asgjë e papritur nuk ishte as kjo. Tash duhet të tentojmë t’i tejkalojmë dallimet mes palëve. Prandaj, prezantimi nuk ishte akt në vete, por nisje e një procesi të domosdoshëm“, thotë një zyrtar i lartë i BE-së.
Të tjera
-
Analisti amerikan Serwer i jep të drejtë Kurtit: Vuçiq nuk i pranon kushtet, sepse i bie që po pranon sovranitetin e Kosovës
Analisti amerikan Daniel Serwer thotë se kushtet e kryeministrit të Kosovës, ...
-
Procesi i Berlinit: Ministri Sveçla merr pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mori pjesë në takimin e ministra...
-
Aksident mes tri veturave në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku q ë k...
-
Zyrtari i lartë i NATO-s takoi ndaras në Bruksel Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin
Zyrtari i NATO-s Thomas Goffus ka pasur takime të ndara bashkë në prani të nj...
-
“NISMA çdo ditë e më shumë po kthehet në shpresë për kosovarët” – Fatmir Limaj në drekë me kryesinë e partisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndarë disa fotografi nga ...
-
Ripërsëritë NATO: Adresa për hapjen e Urës së Ibrit është në dialog
Në takimin e sotëm në Bruksel që u mbajt mes kryenegociatorit të Kosovës, Bes...
-
Kryeministri Kurti në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim lamtumirës sh...
-
VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë
Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshil...
-
“Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon” – Ambasadori Hovenier ‘sqaron’ edhe njëherë pozicionin e SHBA-së për Kosovën
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në 25 vj...
-
1 muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit K.H për shkak të dy veprave penale për tẹrrorizëm
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i është caktuar masa e arrestit...
-
Bislimi: Sot e kuptuam nga Lajçak se letra e Bërnabiq nuk është tërhequr
Ka dështuar edhe një tentim i organizimit të takimit të përbashkët mes Kosovë...
-
Lajcak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh e që s’i diskutuam çështjet më urgjente
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është lajmëruar në rrjetin social “...