Lajme

Abdixhiku: Vrasja e Aganit ishte dëmtim i së ardhmes së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 06 May 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përderisa ka bërë homazhe te varri i akademikut Fehmi Agani, ka thënë se vrasja e tij ishte një dëmtim i së ardhmes së Kosovës.

Abdixhiku, në këtë 24-vjetor të vrasjes së Aganit, tha se po të ishte gjallë ai, e ardhmja e Kosovës do të ishte më e pasur dhe më përparimtare.

“Trashëgimia e tij politike jeton edhe sot 14 vjet më pas kujtojmë veprën e tij dhe shenjën hakmarrëse ndaj lëvizjes për liri pavarësi dhe demokraci me vrasjen e profesor Aganit , pra vrasja e tij, përveç se ishte hakmarrje ndaj gjithë lëvizjes në vend, ishte edhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës, e cila pa dyshim do të kishte qenë shumë më ndryshe, shumë më e pasur dhe shumë më përparimtare”

-Advertisement-

Ai tha se si parti politike e kanë obligim që urtësinë, veprën e tij dhe diturinë e Aganit ta vazhdojnë tutje për gjeneratat e ardhshme.

A”i mbetet një ndër patriotët më të mëdhenj të Kosovës”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera