Lajme

Kryetari i Fushë Kosovës gjobitet me 4 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 05 May 2023

Agjencia për Informim dhe Privatësi, sot i ka shqiptuar gjobë Komunës së Fushë Kosovës, konkretisht kryetarit Burim Berisha në vlerë prej 4.000 euro për kufizim të qasjes në dokumente publike.

Kështu ka thënë asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Vlonjat Hasani.

Ai ka dërguar kërkesë për qasje në dokumente publike për një konkurs në Arsim, por komuna nuk ia ka ofruar qasjen.

-Advertisement-

Hasani thotë se komuna e Fushë-Kosovës i prin listës së “komunave dembele duke mos bërë pothuajse asnjë punë për qytetarët, realizimin e investimeve kapitale e ka bërë vetëm 26%, ‘nepotizmi’ dhe punësimi në institucione publike ndodh vetëm nëse i ‘përmbushë egot politike të subjektit që e udhëheqë Komunën!’”

Për të mos mjaftuar kjo, sipas Hasani, “ata vazhdojnë të shkelin ligje, të thyejnë rregulla e rregullore, e të mohojnë qasje në dokumentet publike për qytetarët…”.

“Krejt kjo për t’i pamundësuar opinionit informimin për punët e dyshimta dhe të dëmshme që ata i bëjnë…!!! Agjencia për Informim dhe Privatësi, sot i ka shqiptuar gjobë Komunës, konkretisht Kryetarit Burim Berisha në vlerë prej 4.000€ për kufizim të qasjes në dokumente publike për kërkesat që i kam drejtuar Komunës”, potencoi asamblisti Vlonjat Hasani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera