Lajme

Edhe studentët pro që emri i UP-së të Mbetet “Hasan Prishtina”

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 04 May 2023

Studentë të disa organizatave kanë dërguar një portret të Hasan Prishtinës, e edhe disa tituj librash tek rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

Kjo u bë si formë kundërshtimi për propozimin e largimit të emrit të veprimtarit nga ky institucion.

Këta paralajmëruan se në rast se jetësohet kjo ide do ketë kundërshti edhe me protesta e bojkot.

Ndërkaq propozimin në kuadër të ndryshimeve statutare, ky institucion e ka arsyetuar me telashet ligjore potenciale që mund të shkaktohen, e edhe kontestet eventuale për trashëgiminë meqë edhe një institucion në veri të vendit vetëquhet Universiteti i Prishtinës, duke pretenduar vazhdimësinë e UP-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera