Rozë

Ndau rrugët me Kejsin, Kristi flet për ish-partneren që la jashtë para hyrjes në BBVA

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 03 May 2023

Banorët e Big Brother VIP Albania janë kthyer në personazhet më të komentuar dhe vëmendja për jetën e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme është e madhe.

Tashmë kanë mbetur vetëm katër finalist dhe në mesin e tyre edhe Kristi Aliaj, i cili përveç karakterit të tërhequr dhe misterioz, u komentua edhe për lidhjet e tij të dashurisë.

Me hyrjen në BBVA, Kristi pranoi se ka një lidhje jashtë shtëpisë së famshme, por kjo nuk e pengoi që pas disa javësh të lidhje me Kejsi Medinin që gjithashtu u bë pjesë e formatit.

-Advertisement-

Lidhja e Kristit dhe Keisit ndonëse zgjoi kureshtje të madhe, ishte jetëshkurtër dhe dyshja vendosën t’i ndanin rrugët.

Megjithatë, së fundmi Kristi në një diskutimi me Deamishel ka folur rreth partneres që la jashtë para se të niste këtë aventurë.

Deamishel e pyeti se cila ishte lidhja e tij e fundit, të cilët Kristi fillimisht iu përgjigj duke thënë: “këtu brenda”, referuar raportit me Keisin.

Por, më pas ai foli për romancën që la jashtë dhe pranoi se ishte më shumë se një njohje, por që distanca me njëri-tjetrin kishte ndikuar që gjërat të mos bëheshin serioze.

“Para se të vija, mund të bëhej shumë serioze, por nuk ishte, do të shkonte drejt asaj, nuk ishte vetëm njohje, jetonim larg njëri-tjetrit nuk takoheshim, ishte shumë e vështirë, e kisha qejf, por nuk ishim takuar aq shpesh sat ë duheshim, ku duhet njeriu kaq shpejt”, u shpreh Kristi.

 

Kujtojmë që vajza me emrin Zaza, që Krisiti e kishte përmendur brenda shtëpisë reagoi me disa postimet në llogarinë e saj në Instagram sapo ai krijoi një romancë me Kejsin.

Ajo madje kishte publikuar disa mesazhe që supozohej që ishin mesazhet që kishte shkëmbyer me Krisitin para hyrjes së tij në BBVA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera