Lajme

Vazhdon operacioni “Taksisti 2023”, arrestohen edhe dy persona për falsifikim parash

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 03 May 2023

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me rastin e krimeve ekonomike, ‘’Taksisti 2023’’, për falsifikim parash.

Sipas policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj dy personat e arrestuar dyshohet se kanë bashkëpunuar me personin e parë të dyshuar me iniciale A.L. i cili është arrestuar me datë 13.04.2023 duke blerë dhe shpërndarë parat e falsifikuara në vende të ndryshme.

”Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizajt, ka vazhduar me punë aktive në lidhje me rastin e lartcekur (publikuar me datë 13 prill 2023,) ku me autorizime shtesë nga Prokurori i rastit janë zhvilluar hetime aktive mjaft profesionale nga hetuesit kompetent lidhur me rastin dhe është arrit të sigurohen prova apo dëshmi të reja edhe për dy (2) persona të tjerë të dyshuar të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me personin e parë të dyshuar me iniciale A.L. ( i arrestuar me datë 13.04.2023) duke blerë dhe shpërndarë parat e falsifikuara në vende të ndryshme”, njofton policia.

-Advertisement-

Gjithashtu, të dyshuarit me vendim të Prokurorit kompetent janë ndaluar për 48 orë.

Gjithsej numri i të arrestuarve nga ky aksion për të njëjtin rast, ka shkuar në katër./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera