Rozë

Getinjo rrëfehet pas ndarjes nga Vivien: Hajri e daftë, s’ki çka bon

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 02 May 2023

Reperi Getinjo dhe blogerja Vivien Thano nisën lidhjen e dashurisë gjatë qëndrimit në BBVK.

Mirëpo, pas disa javëve romancë, ata i dhanë fund lidhjes.

Së fundmi ishte blogerja ajo e cila në një intervistë konfirmoi ndarjen nga reperi.

-Advertisement-

I njëjti sot vendosi t’iu përgjigjet edhe fansave për shkak të disa ndryshimeve që ka bërë në rrjetet sociale.

Ai tha se asgjë nuk ka bërë për show dhe ka qenë i dashuruar në Vivien.

Në fund tha se ka dashur që të jetë i sinqertë më njerëzit që ka duke thënë shprehjen e famshme, “Hajri e daftë, ski çka bon”.

“Nuk ka të bëj këto veprime me gjërat që kanë ndodhur së fundmi në jetën time private kështu që ato sene kanë ik, unë asnjëherë nuk e fus lidhjen tem personale që e kom me një njeri për show, disa e bëjnë une nuk e boj këtë punë dhe se kam bo kurrë. Ashtu ke tripi, u lidha u kënaqa, u dashurova 100% por i kam disa halle në kokën tem që i di veç unë, këto sene ndodhin në krejt botën. Nuk kisha than me na mundu me pyetje, me intervista se këto sene janë normale, këto sene ndodhin, njeri duhet me jetu i qetë me këto sene. Unë nuk jam mësu me këto sene sepse nuk kam pasur kurrë këso lidhje në rrjetet sociale e dini edhe ju vet që është hera e parë në jetën tem. Për me kan i sinqertë për krejt njerëzit në jetën tem. Hajri e daftë, s’ki çka bon”, tha ai.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy