Rozë

Fjolla Morina: Ka pasur raste kur kam dashur ta lërë muzikën

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 02 May 2023

Fjolla Morina është një prej këngëtareve më mediatike të shoubizit shqiptar.

Më shumë se sa për muzikën e saj, ajo ka qenë e përfolur në media për skandalet dhe paraqitjet provokuese në rrjetet sociale.

Por pavarësisht të gjithave, Fjolla vazhdon të mendojë se muzika është arma më e fortë e saj, ndonëse ka menduar një herë që të largohet përfundimisht nga kjo punë.

-Advertisement-

“Të them të drejtën ka pasur raste kur kam dashur ta lërë muzikën, jo veç unë por krejt ne e kemi një periudhë kur duam ta lëmë, nuk ndjehemi mirë. Është një periudhë kur nuk dëshiron të bësh asgjë, s’dëshiron të bësh video, dëshiron vetëm ta pushosh shpirtin tënd”, ka thënë Fjolla në një intervistë të fundit për Prive.

Fjolla Morina (Foto: Fjolla Morina/Instagram)

Por kjo nuk do të zgjasë edhe shumë pasi sipas këngëtares ajo është në përfundim e sipër të disa projekteve muzikore, të cilat mezi pres t’i shpalosë për fansat e saj.

“I kam bërë disa këngë, i kam realizuar nëpër studio, mendoj që edhe disa të tjera do t’i bëj dhe jam duke punuar për projekte të reja”, ka thënë Fjolla.

Fjolla Morina (Foto: Fjolla Morina/Instagram)

Gjatë po të njëjtës intervistë, ajo pranoi se është në një lidhje të re dhe se ndjen që më në fund ka gjetur mashkullin e ëndrrave. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera