Sport

“Humbje e dhimbshme”, Kane: Tottenhami ka super lojtarë, por…

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 01 May 2023

Tottenhami ia doli të rikuperonte disavantazhin e trefishtë ndaj Liverpoolit, por në fund doli pa pikë pas humbjes 4-3 në “Anfield”.

Harry Kane realizoi një nga golat për skuadrën londineze, duke barazuar Wayne Rooney me 208 gola në Premier League.

Kapiteni i Tottenhamit synon tashmë vendin e parë, që i takon legjendës Alan Shearer (260).

-Advertisement-

Pas disfatës ndaj The Reds, sulmuesi anglez deklaroi: “Një humbje e dhimbshme për t’u pranuar. Gjithsesi, renditja nuk gënjen kurrë.

Kemi futbollistë fantastikë, por si skuadër nuk po luajmë ashtu siç duhet. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të kapërcyer momentet kur gjërat nuk shkojnë mirë”, theksoi Harry Kane.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy