Luftime intensive në Kartum, SHBA evakuon qytetarë amerikanë nga Sudani
Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 29 April 2023
Sulmet ajrore tronditën Kartumin të shtunën, ndërsa Sudani hyri në javën e tretë të luftimeve midis forcave ushtarake rivale, pavarësisht armëpushimit, duke nxitur largimin e më shumë civilëve dhe shtimin e paralajmërimeve për gjendje të paqendrueshme nëse lufta nuk ndalet.
Deri të shtunën në mbrëmje, përleshje të rënda mund të dëgjoheshin pranë qendrës së qytetit Kartum, afër godimës qendrore të ushtrisë dhe pallatit presidencial.
Në një nga përpjekjet e fundit të qeverive të huaja për të evakuuar qytetarët e tyre dhe të tjerë, një autokolonë e organizuar nga qeveria e SHBA mbërriti në qytetin Port të Sudanit të shtunën, duke evakuuar qytetarë amerikanë, stafin lokal dhe të tjerë, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.
Ai nuk tha se sa amerikanë kanë mbetur ende në Sudan.
Një i dërguar i OKB-së dha një sinjal shprese për përfundimin e luftimeve, duke thënë se palët ndërluftuese që deri më tani nuk kanë treguar asnjë shenjë kompromisi tani janë më të hapura për negociata, megjithëse nuk ishte caktuar asnjë datë.
Qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga 15 prilli, kur shpërtheu komflikti mes ushtrisë së Sudanit dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë pas një lufte të gjatë për pushtet.
Të premten, kreu i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan tha se ai nuk do të ulej kurrë për bisedime me udhëheqësin “rebel” të RSF-së, duke iu referuar gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur gjithashtu si Hemedti.
Ky i fundit tha se do hynte në bisedime vetëm pasi ushtria të ndërpriste operacionet ushtarake.
Megjithatë, përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Sudan, Volker Perthes, i tha për agjencisë e lajmeve Reuters se së fundmi kishte ndjerë një ndryshim në qëndrimet e palëve dhe ato ishin më të hapura për negociata.
“Fjala ‘negociatë’ ose ‘bisedime’ nuk ishte pjesë e diskursit të tyre në javën e parë apo më tej”, tha zoti Perthes./VOA
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...