Lajme

Vrasja në Malishevë/ Policia e konfirmon lidhjen familjare mes viktimës dhe të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 28 April 2023

Një person është vrarë të premten në fshatin Kijevë të Malishevës, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili u raportua se ishte nipi i viktimës.

E lidhjen e tyre familjare për Infokus e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj, i cili nuk dha detaje se cili ka qenë raporti i tyre familjar.

-Advertisement-

“Viktima dhe personi i arrestuar janë në marrëdhënie familjare”, ka thënë Elezaj.

Gjithashtu, policia konfirmoi se vrasja ka ndodhur rreth orës 09:50.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë Elezaj./Gazeta Infokus/

PAMJE/ Raportohet për vrasjen e një 50-vjeçari në Malishevë

Vrasja në Kijevë/ Dyshohet që nipi ka vrarë axhën për shkak të tokës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera