Shuma MARRAMENDËSE! Ja sa pritet t’i kushtojë Cristiano Ronaldos ndarja nga Georgina Rodriguez!
Autori: Gazeta inFokus
10:53 | 28 April 2023
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, thuhet se është në prag të ndarjes nga Georgina Rodriguez, me të cilën është në një lidhje prej disa vitesh. Fillimisht ishte gazeta gjermane “Bild” që shkruante se, çifti i famshëm kishte probleme në marrëdhënien e tyre. U tha se Ronaldo ishte lodhur nga sjellja e të dashurës së tij dhe për këtë arsye lidhja e tyre hyri në një krizë.
Ylli portugez është shqetësuar nga pazaret e kushtueshme të Georgina dhe kjo e ka thelluar më tej problemin mes tyre. “Georgina e kalon gjithmonë ditën në qendra tregtare. Ajo shpenzon dhe shpenzon, nuk bën asgjë tjetër”, është shprehur në një intervistë televizive disa kohë më parë Ronaldo. Por, sa do t’i kushtojë Ronaldos nga pasuria e tij marramendëse një ndarje e mundshme nga Georgina?
Nëse ndodh ndarja, Cristiano Ronaldo mund t’i paguajë Georgina Rodriguez 350 milionë euro. Këto para korrespondojnë me 35% të pasurisë së Ronaldos. Ronaldo dhe Rodriguez kanë një vajzë, Bella, e cila lindi vitin e kaluar, si dhe një vajzë 5-vjeçare, Alana. Përveç kësaj, Ronaldo ka një djalë 12-vjeçar të quajtur Cristiano Jr., i cili ka lindur para lidhjes së tij me Rodriguez dhe binjakët 5-vjeçarë Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate.
Por, Ronaldos nuk po i shkojnë gjërat mirë as te Al-Nassr. Al-Nassr pas transferimit të Ronaldos është eliminuar nga Kupa e Kampionëve të Arabisë Saudite, Superkupa e Arabisë Saudite, Kupa e Mbretit Saudit, Superkupa e Riadit. Sipas lajmeve të raportuara nga ESPN, edhe Cristiano Ronaldo rrezikon të dëbohet nga Arabia Saudite për një gjest të turpshëm në kundërpërgjigje ndaj tifozëve pas ndeshjes së Al Hilal.
Avokati saudit Nouf bin Ahmed ngriti një kallëzim penal kundër futbollistit. Futbollisti portugez ka tërhequr vëmendjen me qëndrimin e tij agresiv dhe nervoz në fushën e blertë së fundmi. Ndërkaq, Georgina Rodriguez u bë e famshme në vitin 2017 kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon. Të dy u njohën në dyqanin Gucci ku ajo punonte dhe që nga ajo kohë kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin. Georgina është bërë një personazh i famshëm vitet e fundit, me gati 50 milionë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram ku tregon jetën e saj dhe përditshmërinë shumë të detajuar.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...

































