Ankth dhe depresion, si ndikojnë patatet e skuqura në shëndetin tuaj
Autori: Gazeta inFokus
08:35 | 28 April 2023
Pas studimeve të shumta që zbuluan se ushqimi i skuqur shkakton obezitet dhe probleme të tjera të shumta fizike, kërkimet e reja kanë vendosur një lidhje midis konsumit të ushqimit të skuqur dhe mbi të gjitha patateve, me një rrezik më të lartë të ankthit dhe depresionit, shkruan CNN.
Një ekip hulumtues nga Hangzhou, Kinë, ka zbuluar se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht patateve të skuqura, lidhet me një rrezik 12 për qind më të lartë të ankthit dhe një rrezik prej 7 për qind më të lartë të depresionit sesa njerëzit që nuk i konsumojnë këto ushqime të skuqura. Kjo lidhje është më e theksuar mes të rinjve dhe konsumatorëve më të rinj.
Ushqimi i skuqur është një faktor i njohur rreziku për obezitetin, presionin e lartë të gjakut dhe pasoja të tjera shëndetësore. Këto rezultate “i hapin rrugën rëndësisë së shëndetit mendor të reduktimit të konsumit të ushqimit të skuqur”, sipas një artikulli të botuar të hënën në revistën PNAS.Sidoqoftë, ekspertët që e studiojnë dietën thanë se rezultatet janë preliminare dhe nuk është domosdoshmërisht e qartë nëse ushqimet e skuqura shkaktojnë probleme të shëndetit mendor ose nëse njerëzit me simptoma depresioni ose ankthi kanë kaluar në ushqime të skuqura.
Studimi ka përfshirë 140,728 njerëz përgjatë 11 viteve. Pas përjashtimit të pjesëmarrësve të diagnostikuar me depresion në dy vitet e para, gjithsej 8,294 raste ankthi dhe 12,735 raste depresioni u gjetën në mesin e atyre që konsumuan ushqime të skuqura, ndërsa patatet e skuqura në veçanti u zbuluan se kishin një rrezik 2 për qind më të lartë të depresionit në krahasim me mishin e bardhë të skuqur.Studimi zbuloi gjithashtu se pjesëmarrësit që kishin konsumuar rregullisht më shumë se një porcion ushqimi të skuqur prireshin të ishin burra më të rinj.
“Përbërësi njerëzor i këtij studimi mund të tregojë saktësisht se çfarë nënkupton: se konsumimi më i lartë e ushqimeve të skuqura rrit rrezikun e ankthit/depresivit”, thotë Dr. David Katz, specialist i mjekësisë së stilit të jetesës, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.
“Sidoqoftë, rruga shkakësore mund të shkojë në drejtim të kundërt: njerëzit me ankth/depresioni po u kthehen gjithnjë e më shumë “ushqimeve të rehatshme” për njëfarë lehtësimi”, shtoi Katz, themelues i True Health Initiative (Iniciativës së Shëndetit të Vërtetë).Ata me simptoma bazike të ankthit dhe depresionit mund t’i kthehen ushqimeve të rehatshme si një mënyrë vetë-mjekimi, thotë ai. Ushqimi i padëshiruar dhe ushqimi i dobët mund të ndikojnë negativisht në humor dhe ta përkeqësojnë gjendjen, siç është gjetur në studimimin e lartcekur.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































