Haaland “parakalon” Salah, bomberi norvegjez dy gola larg historisë në Premier League
Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 27 April 2023
Erling Haaland është shumë pranë një rekordi historik sa i takon Premier Leagues. Bomberi norvegjez i Manchester City shënoi golin e katërt në triumfin 4-1 të The Citizens ndaj Arsenal duke regjistruar golin numër 33 në këtë sezon të Premier League. Një shifër e cila e ndihmon të parakalojë Mohamed Salah në listën e golashënuesve më të mirë në elitën angleze.
Egjiptiani i Liverpool ishte ndalur në kuotën e 32 golave në sezonin 2017/18, mirëpo tashmë kjo shifër është eklipsuar nga lojtari nordik. Gjithsesi, Haaland ende nuk është në krye të listës së golashënuesve më të mirë në Premier League teksa rekordi mbahet nga Andrew Cole dhe Alan Shearer me të dy futbollistët që kanë shënuar 34 gola. Gjithsesi me shtatë ndeshje në dispozicion duket sikur Haaland e ka në “xhep” rekordin dhe mbetet vetëm çështje kohe para se të rishkruajë historinë në Premier League.
Impakti i Haaland në Premier League ka qenë i padiskutueshëm prej ditës së parë kur shkeli në Angli me sulmuesin që po ndihmon jashtë mase Cityn në kampionat, por edhe në Europë aty ku anglezët janë në gjysmëfinale të Champions League dhe para kanë dy përballje me Real Madrid.
Ndërkohë, nëse i hedhim një sy statistikave të përgjithshme në këtë sezon të parë të Haaland me Cityn, atëherë shifrat bëhen edhe më të frikshme me norvegjezin që në total ka shënuar 49 gola në 43 ndeshje.

T� tjera
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
































