Lajme

Albulena Haxhiu i del në mbrojtje Nagip Krasniqit, “sulmon” opozitën”: E dini që nuk është fajtor e po i’a bëni gjyqin në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 26 April 2023

Ministrja e Mbrojtjes, Albulena Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme për KEK-un, i ka dalë në mbrojtje krye shefit të kësaj korporate i cili u arrestua të enjten nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konflikt interesi.

Ministrja Haxhiu ka thënë se nuk është qëllimi i saj ta mbroje sepse për këtë e ka avokatin e tij mirëpo pasi ka dëgjuar deputetët e opozitës në Kuvend po i duket se po i bëjnë Nagip Krasniqit gjyqin pasi e dinë se nuk është fajtor.

Ajo e ka quajtur drejtësi selektive, arrestimin e Krasniqit.

-Advertisement-

“Po tash prokuroria a e dini më kënd merret, me auditorin e brendshëm në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë që ka gjet që është bërë shkelje. Pra për këto raste ka fol edhe kryeministrit Kurti, për këto raste po flasim ne për këto raste po flet ministrja Rizvanolli. Kjo është drejtësi është drejtësi selektive.  Dhe teksa ju dëgjoja juve këtu në Kuvendin e Kosovës së Republikës së Kosovës tash por jo vetëm edhe në pjesën që lamë pas po më vjen përshtypja unë s’do të merrem me zotëri Nagip Krasniqin se ai do ta ketë me siguri avokatin e tij, avokati e bën mbrojtjen e tij pranë procedurave por po ma jepni një përshtypje që ju e dini shume mirë që ai s’është i përfshirë fare në këto që thuni prandaj po doni me ja bo gjyqin në Kuvendin e Republikës së Kosovës me shpall aktgjykim dënues në Kuvend, madje më herët zotëri Tahiri tha a të shkojmë në pauzë, thashë jo more masi e keni nisë përfundojeni seancën gjyqësore deri në fund , nxjerreni aktgjykimin dënues”, ka thënë Haxhiu në Kuvend./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera