Sfida e sezonit, Manchester City pret Arsenalin dhe Premier League “mban frymën”
Autori: Gazeta inFokus
08:38 | 26 April 2023
Premier League është gati për sfidën vendimtare të sezonit, ku do të vendosë shumë për titullin kampion. Manchester City – Arsenal do të rrëmbej skenën jo vetëm në Angli, por kudo në botë.
Në “Etihad Stadium” do të luhet sfida më e madhe e sezonit, me kampionët aktual që po kalojnë një super formë. Skuadra e Pep Guardiolës me ndihmën e tifozve do të kërkojë triumfin e rradhës që do të ishte një hap i sigurt për mbrojtjen e titullin kampion.
Në anën tjetër Arsenali i cili deri tani ka zhvilluar një supersezon, në tre sfidat e fundit ka lëshuar terren në luftën për titull. Skuadra e Mikel Artetës, nuk ka shkuar më shumë se barazimi përballë Liverpoolit, Ëest Hamit dhe Southamptoni dhe diferenca me Man Cityt është vetëm 5 pikë, por “The citizens” kanë luajtur dy ndeshje më pak.
Presioni i fundit të sezonit ka ndikuar jo pak te Arsenali, megjithatë londinezët janë të vetëdijshëm që për të luftuar deri në fund për titullin kampion, nuk duhet të humbasin në “Etihad”, ndërsa fitorja do të ishte një hap i sigurt për të siguruar titullin kampion që mungon prej vitit 2004.
Edhe njëherë tjetër vëmëndja maksimale do të jetë te Erling Haaland i cili deri tani ka zhvilluar një sezon të mrekullueshme duke thyer çdo rekord dhe sërisht ai do të jetë rreziku numër një për portën e Arsenalit. Ndërsa topçinjtë shpresojnë te Saka, Jesus dhe Martinelli që në sfidat e fundit kanë qenë deçiziv me golat e tyra, pavarësisht se Arsenali është ndalur nga barazimet.
“Topçinjtë” do të kenë mungesa të rëndësishme në këtë sfidë, pasi sërisht nuk do të jetë në dispozicion Ëilliam Saliba, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm Granit Xhaka, i cili nuk luajti edhe në ndeshjen e fundit
Statistikat nuk jan aspak në favor të skuadrës së Mikel Artetës, pasi fitorja e fundit e Arsenalit kundër Man Cityt në Premier League është në sezonin e largët 2015-2016. Edhe në përballjen e fundit mes dy skuadrave në “Emirates” djemtë e Pep Guardiolës triumfuan 1-3 dhe rihapën sërisht garën për titullin kampion.
Përsa i përket historikut të përballjeve kjo do të jetë ndeshja e 188 në histori. Arsenali ja ka dalë mbanë të fitojë 89 ndeshje. Nga ana tjetër, City ka triumfuar në vetëm 56 sfida dhe 42 kanë përfunduar në barazim.
Duke nisur nga ora 21;00, në ekranin e Supersport 2 do të vijë magjia e kësaj super përballjeje, Manchester City- Arsenal, e cila do t’i mbajë mbërthyer të gjithë tifozët për një nga ndeshjet më emblematike të kampionatit më të bukur në planet.

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
































