Lajme

Komandanti i Iowa-s përcjell nga afër ushtrimin fushor të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 25 April 2023

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral brigade Stephan Osborn, ka vizituar sot zonën e trajnimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Babaj të Bokës.

Në faqen zyrtare të FSK-së, bëhet e ditur se aty është duke u realizuar regjimenti i parë i Forcave Tokësore, ushtrimi fushor “Iron Wolf”.

“Në kuadër të vizitës së komandantit të Gardës Kombëtare të Ioëa-s në Kosovë, gjeneralbrigade Stephan Osborn së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jashari sot kanë vizituar zonën e trajnimit në Babaj të Bokës, ku Regjimenti i parë i Forcave Tokësore është duke realizuar ushtrimin fushor “Iron Ëolf”. Gjeneralët përcollën nga afër skenarët e manovrës luftarake të ekzekutuara nga Regjimenti i parë, dhe ndër të tjera diskutuan për planet e investimit të FSK-së në zonën e trajnimit dhe poligonet e planifikuara në këtë zonë”, thuhet në postimin e tyre.

-Advertisement-

Me këtë rast Komandanti i FSK-së ka falënderuar Gardën e Iowa’s për bashkëpunimin me FSK-në, dhe ushtrinë amerikane për mbështetjen me fonde për të investuar në këtë zonë me interes të veçantë për ushtrinë e Kosovës.

“Kjo zonë do të mund të shfrytëzohet edhe nga vendet partnere dhe të rajonit për të krijuar mundësi të shkëmbimit të përvojave dhe ndërveprueshmërisë”, thuhet tutje në postim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera