Lajme

Tetë zyrtarë nuk e deklaruan fare pasurinë, pesë të tjerë e bënë me vonesë

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 25 April 2023

Ndonëse afati i fundit për deklarimin e pasurisë për vitin 2022, ka qenë 31 marsi 2023, një numër prej 13 zyrtarëve publik nuk e kanë respektuar këtë afat.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) përmes publikimit të një liste ka bërë të ditur se tetë zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e përcaktuar kohorë. Në anën tjetër, 5 zyrtarë publik e kanë kryer këtë obligim pas përfundimit të afatit.

Nga lista e publikuar shihet se ndër personat që kanë deklaruar pasurinë me vonesë është edhe deputetja Vlora Dumoshi, ndërsa një numër i madh i zyrtarëve nga dy listat përbëhet nga asamblistë.

-Advertisement-

Në listën e parë në të cilën përfshihen subjektet që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e rregullt janë Hamid Zukaj (këshilltar i Kuvendit Komunal në Deçan), Hekuran Hoxha (këshilltar i Kuvendit Komunal në Gjakovë), Florin Dreshaj (këshilltar i Kuvendit Komunal në Istog), Isuf Dedushaj (anëtar në Këshillin e Shkencës në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë), Kushtrim Kozmaqi (zëdhënësudhëheqës i divizionit për buxhet dhe financa në MASHT), Nijazi Halili (anëtar i Këshillit Shkencor për Shkenca Ekonomike dhe Sociale në MASHT), Daut Demaku (këshilltar i jashtëm politik në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) si dhe Gani Kastrati (auditor i brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera