Rozë

“Nuk je mirë mendërisht”, këngëtarja e njohur i reagon Megit

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 24 April 2023

Reagimet pas video skandalit të Megi Pojanit në varreza kanë qënë të shumta dhe shumë të ashpra. Me tone të forta e ka dënuar veprimin e Megit edhe artistja shqiptare Rozana Radi.

Përmes një video, Rozana bën të ditur se sot ka 16-vjetorin e vdekjes së nënës, e për të shikimi i asaj video ishte tronditje. Rozana i drejtohet Megit duke i thënë se ka nevojë për ndihmë, pasi sjellje të tillë nuk e arsyeton dot.

REAGIMI:

-Advertisement-

Sot nuk ka qënë një ditë e mirë, sepse si sot para 16 vitesh kam humbur nënën në një moshë relativisht të re. Ndërkohë sot shoh në rrjet një video të shëmtuar të Megi Pojanit në varreza, e cila më ka shokuar, më ka lënë pa fjalë. Nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë njeriu për pak famë, nuk arrij ta kuptoj dhe nuk e arsyetoj dot këtë video. Nuk e arsyetoj dot, absolutisht. Nuk di, nuk gjej fjalë, moj Megi Pojani moj të ruajtë zoti mendtë e kokës. Të ruajtë zoti mendt e kokës vajzë, se mendoj se nuk je mirë mendërisht, ti ke probleme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera