Pozicionimi i trupave ukrainase nxit spekulimet për fillimin e kundërofensivës ndaj Rusisë
Autori: Gazeta inFokus
08:18 | 24 April 2023
Sipas disa njoftimeve të fundit, forcat ushtarake ukrainase kanë arritur të vendosin me sukses pozicione të reja në anën lindore të lumit Dnieper, duke nxitur spekulimet se përparimet mund të jenë një shenjë e hershme e një kundërofensive nga ana e Kievit.
Instituti për Studimin e Luftës, me bazë në Uashington, raportoi të shtunën vonë se pamjet satelitore, të publikuara nga blogerët ushtarakë pro-Kremlinit, tregojnë se trupat ukrainase kanë krijuar një bazë mbështetëse dhe “linja të qëndrueshme furnizimi” pranë qytetit Oleshky.
Analistët besojnë se nëse Ukraina fillon kundërofensivën gjatë pranverës, qëllim kryesor do të ishte të arrinte në korridorin tokësor mes Ukrainës dhe gadishullit të aneksuar të Krimesë, për të cilin do të ishte i nevojshëm kalimi i lumit Dnieper në jug të vendit.
Duke iu përgjigjur raporteve të mediave ukrainase, që njoftuan se vendosja e pozicioneve të tilla tregonte se kundërofensiva kishte filluar, Natalia Humeniuk, zëdhënësja e Komandës Operacionale të Ukrainës Jugore, bëri thirrje për durim.
Ajo nuk e konfirmoi ose mohoi raportin e Institutit për Studimin e Luftës, duke thënë se detajet e operacioneve ushtarake në deltën e lumit Dnieper nuk mund të zbuloheshin për arsye operacionale dhe sigurie.
Duke folur në televizionin ukrainas, zonja Humeniuk shtoi se kalimi në anët tjetër të lumit Dnieper do të ishte “shumë i vështirë”.
Kryetari i caktuar ng Kremlini në rajonin e Khersonit, një nga katër rajonet e Ukrainës që Rusia i aneksoi ilegalisht në shtator, mohoi të dielën njoftimet se forcat ukrainase kishin krijuar një bazë në bregun lindor të lumit Dnieper.
Në një postim në platformën Telegram, Vladimir Saldo tha se forcat ruse kanë “nën kontroll të plotë” zonën dhe spekuloi se imazhet e referuara nga Instituti i Studimit të Luftës mund të kenë qenë përpjekje sabotazhi nga ana e ukrainasve që mund të kenë “arritur të bënin një foto të vetes së tyre” përgjatë lumit Dnieper para se të detyroheshin të largoheshin.
Pas më shumë se një viti që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, luftimet e fundit kanë arritur në një pikë ku asnjëra palë nuk është në gjendje të bëjë përparime të mëdha në terren.
Por Ukraina së fundmi ka marrë armë të sofistikuara nga aleatët e saj perëndimorë, dhe trupa të reja të trajnuara rishtas në Perëndimi, duke rritur pritshmërinë për një kundërsulm.
Betejat më të ashpra po zhvillohen në rajonin lindor të Donetskut, ku Rusia po përpiqet të rrethojë qytetin e Bakhmutit, i cili po mbrohet me ngulm nga Ukraina.
Të dielën, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se forcat e Moskës kishin vënë në kontroll dy lagje të tjera në pjesën perëndimore të Bakhmutit, pa dhënë detaje të mëtejshme ose pa sqaruar se cilat zona vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Ukrainës.
Në jug, qyteti i Khersonit goditet rregullisht me raketa nga forcat ruse të dislokuara në anën tjetër të lumit Dnieper.
Rusia gjithashtu pritet të nisë sulme më intensive në pranverë, por Instituti i Studimit të Luftës thotë se figurat kryesore të mbrojtjes ruse po tregojnë shenja se ata mund të jenë duke u përgatitur për të forcuar kontrollin e tyre në territore që tashmë i komandojnë në Ukrainë, në vend të fillimit të operacioneve të reja të kushtueshme, pasi Moska po ndeshet me vështirësi nga pikëpamja materiale dhe ajo e numrit të trupave.
Ndërsa Moska po përpiqet të rrisë numrin e trupave të saj, Ministria e britanike e Mbrojtjes vuri në dukje të dielën se autoritetet ruse kishin filluar një fushatë të rekrutimit ushtarak në shkallë të gjerë duke përdorur mediat sociale, reklama dhe televizionin shtetëror.
Raporti vlerëson se kjo përpjekje e fundit ka të ngjarë të dështojë për të përmbushur qëllimin e deklaruar të ministrisë ruse të mbrojtjes për rekrutimin e 400 mijë vullnetarëve të rinj.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































