Rreth 17 për qind e qytetarëve nuk lexojnë asnjë libër në vit
Autori: Gazeta inFokus
14:32 | 23 April 2023
16.6 për qind e qytetarëve nuk lexojnë asnjë libër në vit, derisa 38.3 për qind thonë se lexojnë vetëm 1 deri 3 libra për vit, sipas raportit hulumtues të organizatës ETEA dhe shtëpisë botuese “Dukagjini” të publikuar sot (e diel) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit.
Raporti “Niveli i të lexuarit në Kosovë: Sfidat në të kultivuarit e kulturës së leximit” po ashtu ka nxjerrë në pah se vetëm 7.2 për qind e qytetarëve të marrin pjesë rregullisht në aktivitete të cilat janë të dedikuara për promovimin e librit dhe leximit, thuhet në komunikatë.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se për nivelin e ulët të leximit dhe mungesës së kulturës së leximit, qytetarët e Kosovës, në shumicë, kanë arsyetimin e njëjtë: 67.5 për qind e qytetarëve thonë se nuk kanë kohë të lirë për të lexuar dhe insistojnë se do të kishin lexuar më shumë nëse do të kishin më shumë kohë të lirë.
“Gjithsesi, të pyetur për preferencat e tyre gjatë kohës së lirë, vetëm 20.7 për qind e qytetarëve thonë se do të lexonin një libër në kohë të lirë, derisa 45.8 për qind preferojnë të shohin program argëtues, me 33.5 për qind që zgjedhin të bëjnë aktivitet sportiv”, thuhet po aty.
Sipas hulumtimit, 31.29 për qind e qytetarëve nuk janë në gjendje të kujtojnë asnjë prej tre librave të fundit të lexuar. 11.3 për qind mund ta përmendin vetëm një titull libri, kurse 11.37 për qind dinë t’i përmendin dy tituj. Në përgjithësi, 52.24% nuk arrijnë t’i listojnë tre tituj librash në total. Kjo e fundit lë të kuptohet se më shumë se gjysma e popullsisë së Republikës së Kosovës nuk ndërvepron pothuajse fare me librin.
Ndërsa librat më të preferuar të qytetarëve që janë anketuar, thuhet të jenë: “Sikur të isha djalë” i Haki Stërmillit dhe “It ends with us” nga Coolleen Hoover.
Në këtë kuadër, gjatë anketimit në terren, respodentët janë pyetur edhe për qëndrimet e tyre lidhur me disa nga fjalitë dhe frazat e çuditshme të shpeshdëgjuara në komunikimet e përditshme të shoqërisë kosovare në raport me librin dhe të lexuarit, njëra prej të cilave është: “Me lexu shumë, bëhesh budallë”. Vlen të theksohet se 9.4 për qind e respodentëve kanë vlerësuar se kjo qëndron”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Ky hulumtim është realizuar gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti.
Për të gjetur nivelin e leximit dhe kulturës së të lexuarit në Republikën e Kosovës është përdorur metoda e kombinuar (metoda sasiore dhe metoda cilësore). Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe organizata ETEA, përmes anketave, fokus grupeve dhe intervistave, kanë nxjerrë të dhëna nga 14 komuna të Republikës së Kosovës (nga 2 në nivel rajonal) të zgjedhura mbi parimin e numrit të banorëve dhe të ardhurave ekonomike për komunë, të cilat janë: Prishtina, Obiliqi, Mitrovica, Skenderaj, Peja, Klina, Gjakova, Juniku, Prizreni, Mamusha, Gjilani, Kamenica, Ferizaj dhe Hani i Elezit. Numri i respodentëve për komunë është bazuar në numrin total të banorëve sipas komunave, sipas përqindjes që përbëjnë totalin e banorëve në Republikën e Kosovës. Nga respodentët e anketuar në terren, 56.4% kanë qenë gra, kurse 42.7% burra. 0.9 për qind kanë refuzuar të përgjigjen se cilës gjini i takojnë. Mosha e respodentëve është nga 10-65+ vjeç. Në terren janë anketuar gjithsej 1486 persona./KP

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































