Telashe në procesin e regjistrimit të popullsisë
Autori: Gazeta inFokus
10:53 | 22 April 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës po ballafaqohet me disa sfida gjatë përgatitjeve për procesin e regjistrimit të popullsisë që pritet të zhvillohet në shtator të këtij viti.
Kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha tha se disa nga këto telashe janë kapacitetet e vogla të burimeve njerëzore në ASK, procedurat e prokurimit dhe mungesa e eksperteve të teknologjisë.
Nga Agjencia e Statistikave të Kosovës po ashtu theksojnë se për regjistrimin e popullsisë janë të angazhuara mbi 5 mijë kontrata.
Në një intervistë për KosovaPress, kryeshefi i ASK-së, u shpreh se deri në këto momente kanë kryer një varg aktivitetesh për procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Data e regjistrimit të popullsisë në terren është caktuar për periudhën 1 shtator deri më 16 tetor të vitit 2023. Deri më tani ASK ka kryer një varg të aktiviteteve dhe ka përgatitur një numër të madh të dokumenteve, duke filluar nga harta rrugore, grupet punuese, planin e aktiviteteve, buxhetit e kështu me radhë…
Por, ne po ballafaqohemi me sfida siç janë procedurat e prokurimit që janë të tej zgjatura, mungesa e ekspertëve të teknologjisë së informacionit dhe kapacitetet e ASK-së me numër të njerëzve që kemi për menaxhimin e mbi 5 mijë kontratave të cilat do të jenë të angazhuara në regjistrimin e popullsisë dhe kjo konsiderohet për shkak të mungesës së resurseve humane për t’i menaxhuar këto kontrata”, tha Berisha.
Ky institucion i rëndësishëm statistikor po ballafaqohet edhe me vonesa në publikimin e rezultateve të anketave për fuqinë punëtore në vend, pasi rezultatet e anketës së fuqisë punëtore, vazhdojnë të publikohen një vit me vonesë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Berisha tregon indikatorët që po sjellin këto vonesa, megjithatë thekson se publikimet mujore do të jenë të rregullta.
“ASK qysh nga pandemia ka filluar të ballafaqohet me anketa të cilat janë mbajtur në ekonomitë familjare, kjo për shkak të kufizimeve, masave të qeverisë, për ruajtje të shëndetit dhe për shkak të refuzimit te familjeve.
Ne në këtë vijë kemi mbet mbrapa me publikimin e rezultateve të anketave të fuqisë punëtore, përkundër faktit që kemi kaluar me një sistem pak më të avancuar, përpos mbledhjes së drejtpërdrejt derë me derë, një pjesë te anketave apo rianketave e kemi organizuar përmes kontakteve me telefon.
Ne kemi shkurtuar pjesë të madhe të kohës, mirëpo ende nuk kemi mbërri në kohë të jemi sipas dinamikës që së paku 75 ditë pas tremujorit të publikohen informacionet e anketës se fuqisë punëtore… Publikimet mujore do të jenë të rregullta, do të publikohen 30 ditë pas muajit referues”, thotë Berisha.
Ndërkaq, në raportin e fundit nga ASK, papunësia në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2022 ishte 16.6 për qind, që shënon rënie të papunësisë në krahasim me periudhën e tremujorit të parë të vitit 2021, ndërsa, fuqia joaktive, është mjaft e lartë me 61.4%, me fokus të veçantë te femrat.
E për këtë, Berisha tha se tregu i pazhvilluar dhe solidariteti i diasporës, bënë që të rritet numri i personave joaktiv.
“Zakonisht ato janë raporte dhe në definimet e organizatës ndërkombëtare të punës ku definohet se çka konsiderohet i papunë. Në qoftë se norma e papunësisë ka rënë, popullsia jo punëkërkuese është rritë, nënkupton që numri i popullsisë nuk kërkon punë dhe del prej kontingjentit të papunëve por hyn në kontingjentin e asaj popullsie që nuk është punëkërkuese dhe që nuk kanë angazhim në punë…
(Arsyet) zakonisht janë të llojllojshme pse ndodhin, ka raste kur nuk ka treg të zhvilluar të punës aq sa duhet, atëherë njerëzit nuk gjejnë mekanizma të kërkimit të punës dhe gradualisht mbesin si popullsi që janë punëkërkuese dhe del prej grupi që janë të papunë. Është edhe tjetra që solidariteti i diasporës që ju dërgon mjete familjes dhe shumë anëtarë të familjes konsiderojnë se nuk është e përshtatshme të kërkojnë punë”, thotë mes tjerash Berisha.
Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar, me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
































