Shqipëria anulon hyrjen pa viza për turistët nga Rusia
Autori: Gazeta inFokus
09:56 | 22 April 2023
Shqipëria ka shfuqizuar heqjen e vizave për qytetarët e Federatës ruse të cilët duan të vizitojnë vendin për arsye turistike. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e enjte, ku u rishikua lista e shteteve, qytetarët e së cilëve përfitonin nga një masë e tillë.
Kjo listë, e miratuar në vitin 2022, përfshinte 8 shtete dhe parashikonte hyrjen pa viza çdo vit për periudhat kohore nga 20 prilli deri më 31 dhjetor. Për tre nga këto shtete, përfshirë Federatën ruse, udhëtimi pa viza për qëllime turistike përfshinte një periudhë më të shkurtër kohore, nga 1 maji deri më 30 shtator.
Në faqen e saj zyrtare, ambasada e Shqipërisë në Moskë, publikoi më pas një njoftim “tepër urgjent”, ku njoftonte për vendimin e Qeverisë shqiptare duke shpjeguar se “për të vizituar Republikën e Shqipërisë është e nevojshme të aplikohet për vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit”.
Të premten pasdite, vendimi i qeverisë shqiptare u pasqyrua dhe në faqen e ambasadës ruse në Tiranë në Facebook, duke ju drejtuar “qytetarëve të Federatës ruse të cilët kanë për qëllim të vizitojnë Shqipërinë”, e duke shpjeguar se shteti i tyre “është përjashtuar nga lista e vendeve, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza nga 1 maji deri më 30 shtator”.
Me fjalë të tjera, për të vizituar Shqipërinë në këtë periudhë, ashtu si dhe në pjesën tjetër të vitit, qytetarët rusë duhet të kërkojnë një vizë shqiptare sipas qëllimit të udhëtimit”. Në një postim të mëvonshëm, pak para mesnatës, ambasada ruse bëri të ditur se do të ketë një reagim të shtunën në mëngjes.
Vitin e kaluar, pasi kishte miratuar vendimin me anë të të cilit qytetarët rusë mund të hynin në Shqipëri pa viza, për qëllime turistike, Kryeministri Rama, gjatë një konference shtypi e mbrojti qëndrimin që kishte zgjedhur, duke u shprehur se: “nuk mendoj se duhet rishikuar”.
Më 3 maj, përmes një video-konference, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha përpara parlamentit shqiptar se: “ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush po vjen tek ju, ndoshta vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariopulit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj”, theksoi ai.
Dy ditë më pas kryeministri Edi Rama, dha shpjegimin e tij, lidhur me rregjimin pa viza për turistët rusë:
“Vendimet tona janë në një linjë me vendimet e Bashkimin Europian. Nuk ka një vendim të linjëzuar të Bashkimit Europian dhe për sa kohë nuk ka një vendim, ne jemi duke vazhduar me të njëjtën rrugë si vitet e shkuara. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi me Bashkimin Europian”, deklaroi në atë kohë kryeministri Rama.
Pak muaj më pas, në verën e vitit të shkuar, Bashkimi Evropian vendosi pezullimin e marrëveshjes së vitit 2007 me Federatën ruse, e cila ofronte lehtësira për udhëtimet e qytetarëve rusë në territorin e vendeve anëtare dhe në hapësirat e Shengenit.
Shqipëria ka mbështetur që në fillim Ukrainën, duke dënuar agresionin rus, duke mbështetur sanksionet ndaj Moskës, e duke qenë nismëtare me rezoluta dhe qëndrime të forta ndaj Rusisë, me SHBA-të si bashkë-penëmbajtëse, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria po ashtu ka ofruar ndihma ushtarake dhe ushqimore për Ukrainën./VOA/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































