“Në 2 vitet e fundit është krijuar një “Mafi Energjetike” – e cila ka shpërdoruar dhjetëra miliona euro të qytetarëve të Kosovës”
Autori: Gazeta inFokus
18:49 | 20 April 2023
Sekretari për organizim dhe zgjedhje i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se marrja në mbrojtje e kryeshefit të arrestuar të KEK-ut nga ana e kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarët e Vetëvendosjes dëshmon se partia në pushtet qëndron mbrapa shpërndorimit të milionave euro në sektorin e energjisë në dy vitet e fundit.
Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se të gjithë zyrtarët e VV-së, pa përjashtim, sot u hodhën në sulm, shantazhe e kërcenime ndaj prokurorisë, ndërkaq që morën në mbrojtje Drejtorin e KEK-ut dhe veprat korruptive për të cilat dyshohet.
“Këto veprime janë të paprecedenta në vendin tonë. Por, në të njëjtën kohë, dëshmi që Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria e vendit tonë janë duke bërë një punë të drejtë dhe të mirë. Respektivisht, duket se arrestimi i shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është vetëm maja e ajsbergut. Veprat për të cilat dyshohet shefi i KEK-ut duket se rrënjët i kanë në një organizim më të gjerë, e ku të përfshirë janë zyrtarë qeveritarë, ambasadorë, biznesmenë e tregtarë të energjisë. Me pak fjalë, në dy vitet e fundit po shihet qartë se është krijuar një “Mafi Energjetike” – e cila ka shpërdoruar dhjetëra miliona euro të qytetarëve të Kosovës”, tha Gjoshi.
Ai ka ftuar ambasadat e huaja dhe organizatat e shoqërisë civile që të dalin në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
“E vërteta duhet të zbardhet deri në fund dhe të gjithë të përfshirët duhet të japin llogari. Duam drejtësi, jo hajni”, tha Gjoshi.

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
































