Eklipsi diellor: Hëna mbuloi plotësisht Diellin, ngjarja e rrallë qiellore mahnit australianët
Autori: Gazeta inFokus
11:37 | 20 Prill 2023
Një eklips i rrallë diellor ka emocionuar mijëra njerëz që u dyndën në një qytet të largët australian për të parë procesin në pikën më të mirë që mund të shikohej.
Qielli mbi Exmouth në Australinë Perëndimore u errësua për rreth 60 sekonda të enjten, kur Hëna “mbuloi” Diellin.
Eklipsi total i diellit ishte pjesë e një eklipsi të rrallë hibrid, i cili ndodh vetëm disa herë në shekull. Eklipset e pjesshme ishin gjithashtu të dukshme në pjesë të tjera të Azi-Paqësorit.
Ky eklips filloi në Oqeanin Indian në lindjen e diellit dhe përfundon në perëndimin e diellit në Paqësor, me vëzhgues në pika të ndryshme në rrugën e eklipsit, në gjendje të shohin fazat e tij të ndryshme – ose hibride.
Disa panë një eklips të plotë diellor. Të tjerë panë atë që njihet si një eklips diellor unazor – ku Hëna është shumë e vogël për të bllokuar plotësisht të gjithë Diellin – ose eklipse të pjesshme.
Njerëzit që jetonin në Australinë Perëndimore, Timor-Leste dhe Papua Perëndimore kishin pamjet më të mira, në orën 11:27 me kohën lokale. Në Gadishullin Exmouth, me popullsi prej 3 mijë banorësh, ky numër është shtuar shtatë herë, me vëzhguesit e yjeve, duke e bërë atë shtëpinë e tyre të përkohshme.
Turistët dhe shkencëtarët që udhëtuan për në Exmouth brohorisnin ndërsa qielli u errësua dhe yjet dolën.
Ata e përshkruan procesin e eklipsit si surreal dhe ndiheshin si në ëndërr.
“Është vetëm një minutë e gjatë, por me të vërtetë ndihej si një kohë e gjatë,” tha njëri prej tyre, ndërsa dikush tjetër tha se ishte qarë nga emocionet.
Eklipsi i fundit diellor hibrid ishte në nëntor 2013, dhe NASA pret tjetrin në 2031.

T� tjera
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...






























