Gratë beqare më të “etura” se burrat për të jetuar vetëm!
Autori: Gazeta inFokus
10:48 | 20 April 2023
Gratë përdorin të ardhurat dhe kursimet e tyre për të investuar në pasuri të paluajtshme. Në këtë përfundim ka dalë një raport i tregut të huave në internet LendingTree, i cili analizoi të dhënat e vitit 2021 nga Byroja e Regjistrimit të SHBA. Deri në 10.76 milionë shtëpi në Shtetet e Bashkuara janë në pronësi dhe të zëna nga gra beqare, krahasuar me 8.12 milionë në pronësi të burrave beqarë.
“New York Times” thekson se pavarësisht hendekut gjinor të pagave, ku gratë fitojnë vetëm rreth 83 cent për çdo dollar që fitojnë burrat. Shumica e shtëpive në Shtetet e Bashkuara janë në pronësi të çifteve, por nëse shikoni pronarët beqarë, gratë janë në shumicë. Sipas studimit, burrat beqarë zotërojnë dhe zënë një përqindje më të lartë të shtëpive vetëm në dy shtete; Dakota e Veriut (rreth 13%, kundrejt 11% për gratë beqare) dhe Dakota e Jugut (12% deri në 11%).
Kjo prirje do të çojë, në vitet e ardhshme, në pasoja nga pikëpamja e tregut të pasurive të paluajtshme dhe raporti është përpjekur të hipotezojë disa shpjegime. Por jo të gjitha femrat fitojnë më pak, shpesh varet nga zona gjeografike dhe mosha. Sipas New York Times, në 22 zona metropolitane të SHBA-së, të ardhurat për gratë nën 30 vjeç përputhen ose tejkalojnë ato të homologëve të tyre meshkuj.
Për më tepër, gratë kanë një jetëgjatësi më të gjatë, kështu që një pjesë e grave beqare që kanë shtëpi janë të veja. Megjithatë, ka edhe një arsye tjetër që gratë zgjedhin të investojnë në shtëpi, pasi për to është prioritet. Një raport nga Shoqata Kombëtare e sekserëve spekuloi se gratë beqare shpenzojnë më pak për blerjen e shtëpive sesa burrat dhe janë të gatshme të bëjnë më shumë sakrifica financiare për ta bërë këtë.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...































