Rozë

Stresi dhe Noizy paralajmërojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 19 April 2023

Dy reperët të njohur shqiptarë, Noizy dhe Stresi janë bërë bashkë për një projekt të ri.

Dyshja që kanë krijuar miqësi pas vitesh pa asnjë kontakt me njëri-tjetrin, po vijnë me një këngë të re, të cilën e paralajmëruan përmes një postimi në Instagram.

Ishte Rigels Rajku (emri i plotë) ai që ndau një video të shkurtër nga studio muzikore të shkëputur nga kënga e re.

-Advertisement-

Foto: Noizy/Instagram

“Kur vim na?”, ka shkruar Noizy në mbishkrimi duke etiketuar Stresin në postim.

Të dy rap-artistët nuk kanë zbuluar më shumë detaje, megjithatë projekti po pritet me padurim nga fansat e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

 

Ndërkohë, kujtojmë që Noizy aktualisht po shijon suksesin e albumit të ri “Alpha”, që e solli më 7 prill, në të cilin u përfshin shumë duet me artistë shqiptarë.

Ndërkohë, ky projekt do të jetë i pari për Stresin pas shpalljes së tij fitues në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy