Rozë

Getoar Selimi dhe MC Kresha publikojnë bashkëpunimin me Inva Mulën “Jemi njo”

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 19 April 2023

Dy reperët shqiptarë, Getoar Selimi dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat me sopranon e njohur, Inva Mulën.

Tre artistët sollën projektin të shoqëruar me videoklip që tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të Babastars në YouTube.

Teksti i këngës është shkruar nga Getoari dhe MC Kresha, teksa për muzikën është përkujdesur produksioni ZZap and Chriss bashkë me Mulën dhe Florent Boshnjakun.

-Advertisement-

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, regjistrimi, miksimi dhe masterizimi u realizuan nga Bigdeal Records.

Theksojmë që ky projekti erdhi si befasi për fansat e dy rap-artistëve që prej vitesh u komentuan për konflikte me njëri-tjetrin.

Ky bashkëpunimi i Geasy dhe MC Kresha vjen disa muaj pasi ata zbuluan se kanë rregulluar raportet dhe padyshim  do të mirëpritet nga fansat e tyre. /Telegrafi/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy