Lajme

Krimet ekonomike bastisin zyrat e KEK-ut, reagon Korporata: Nuk i dimë arsyet e kontrolles së policisë

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 19 April 2023

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot ka pasur një kontrolle nga Policia e Kosovës, por sipas tyre, nuk ka ndonjë informacion zyrtarë rreth arsyeve të kësaj kontrolle.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontrolle nga Policia e Kosovës dhe se nuk kemi ndonjë informacion zyrtarë rreth arsyeve të kësaj kontrolle”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë, KEK ka njoftuar se gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit.

LAJMI I FUNDIT: Përfundon bastisja në KEK, shoqërohen në polici, Nagip Krasniqi dhe Rizah Dembogaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera