Lajme

Drejtori i KEK-ut refuzon t’i bastiset banesa, policia ia thyen derën

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 19 April 2023

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, pritet të dërgohet në mbajtje të mërkurën nga Policia e Kosovës, pas bastisjes që zyrtarët policorë kryen në zyrat qendrore të KEK-ut dhe refuzimit të tij për t’i lejuar të hyjnë në banesën në Prishtinë.

Siç raporton Koha.net, ai ka refuzuar ta hapë banesën e vet dhe se Policia ka vendosur që ajo të thyhet për t’u kryer bastisja. Në arsyetim, sipas burimeve, Krasniqi ka thënë se “është sëmurë”. Policia ka vendosur t’ia sjellë edhe ndihmën e shpejtë mjekësore.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se “po zhvillojnë kontroll në KEK dhe për detaje të tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”.

-Advertisement-

LAJMI I FUNDIT: Përfundon bastisja në KEK, shoqërohen në polici, Nagip Krasniqi dhe Rizah Dembogaj

Tenderi 3.5 milion euro dyshohet që është njëri nga arsyet që qoi krimet ekonomike në KEK

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera